Aktualitet

Dëbora në juglindje, disa fshatra pa energji elektrike në qarkun e Korçës, akset nacionale qarkullohen normalisht

Si pasojë e motit të keq kanë mbetur pa energji dhjetra fshatra në Maliq, Devoll, Pogradec dhe Kolonjë.

1 Dhjetor 2024, 10:05 Nga M.B
Dëbora në juglindje, disa fshatra pa energji elektrike në qarkun
Dëbora

KORÇA- Reshjet e borës raportohet se janë ndërprerë në zonat e ulëta në juglindje, teksa kanë nisur reshje shiu me intesitët të ulët. Konkretisht bëhet me dije se në lartësitë mbi 1200 metra mbi nivelin e detit po vazhdojnë reshjet e borës me intesitet mesatar. Si pasojë e motit të keq kanë mbetur pa energji dhjetra fshatra në Maliq, Devoll, Pogradec dhe Kolonjë.

Gjithashtu mësohet se në Dardhë, trashësia e borës ka shkuar në 15 centimetra dhe lëvizja e mjeteve në aksin turistik bëhet me goma dimërore. Akset nacionale të juglindjes qarkullohen normalisht, ndërsa aksi i ri Qafë Qarri-Ersekë nuk është i kalueshëm. Në zonat e thella malore të Korçës, Devollit, Pogradecit dhe Kolonjës trashësia e borës varion nga 20-30 centimetra.

korca

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2024, 21:07 I.A

VIDEO/ Dëbora zbardh edhe Korçën

Bora KORÇË- Reshjet e dëborës kanë nisur dhe në qytetin e Korçës. Mësohet se reshjet e dëborës k...