Aktualitet

Dëbora në qarkun e Dibrës/ Ndërpriten reshjet, ja akset ku mund të qarkullohet me apo pa zinxhirë për gomat e automjeteve

Bëhet me dije se trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë arriti në 15 cm ndërsa në zonat malore si Kalaja e Dodës, Sllova, Selishta dhe Lura trashësia kalon mbi 30 centimetra.

1 Dhjetor 2024, 10:51 Nga M.B
Dëbora në qarkun e Dibrës/ Ndërpriten reshjet, ja akset ku
Foto ilustruese

DIRBA- Reshjet e dëborës raportohet se janë ndërprerë në qarkun e Dibrës. Bëhet me dije se trashësia e dëborës në qytetin e Peshkopisë arriti në 15 cm ndërsa në zonat malore si Kalaja e Dodës, Sllova, Selishta dhe Lura trashësia kalon mbi 30 centimetra.

Situata rrugore është përmirësuar dhe kalimi bëhet pa probleme pa zinxhirë në akset rrugore Peshkopi-Bulqizë-Tiranë dhe Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës, ndërsa aksi rrugor Ura e Çerenecit-Steblevë-Librazhd është i kalueshëm, me zinxhirë pjesërisht.

dibra

Sondazh

Poll

Aktualitet 30 Nëntor 2024, 21:07 I.A

VIDEO/ Dëbora zbardh edhe Korçën

Bora KORÇË- Reshjet e dëborës kanë nisur dhe në qytetin e Korçës. Mësohet se reshjet e dëborës k...