Sport

Los Angeles Galaxy do të jetë përballë New York Red Bulls, në finalen e MLS-së...

Los Angeles Galaxy, fituesi i Konferencës Perëndimore, do të presë homologun e tyre lindor, New York Red Bulls, në finalen e kampionatit të futbollit të Amerikës së Veriut (MLS) më 7 dhjetor.

1 Dhjetor 2024, 11:30 Nga DOSJA
Los Angeles Galaxy do të jetë përballë New York Red Bulls,
Një gol me kokë nga ndërkombëtari kolumbian Andres Reyes (djathtas), i dha fitoren New York Red Bulls dhe një biletë për në finalen e MLS-së.

SHBA - Los Angeles Galaxy, fituesi i Konferencës Perëndimore, do të presë homologun e tyre lindor, New York Red Bulls në finalen e kampionatit të futbollit të Amerikës së Veriut më 7 dhjetor.

Të shtunën, Nju Jorku, i cili eliminoi Columbus në raundin e parë të “play-off”-it, mundi edhe Orlandon (1-0) në Florida. Një gol me kokë nga ndërkombëtari kolumbian Andrés Reyes (47’) i dha fitoren Red Bulls, surpriza e këtyre “play-off”-eve pasi kishin zënë vetëm vendin e 7-të në Konferencën Lindore në fund të sezonit të rregullt.

Ata do të tentojnë të fitojnë trofeun e tyre të parë, pasi kanë luajtur vetëm një herë në finale në 29 sezone që nga lindja e këtij kampionati.

Përballë, pra, do të jetë Los Angeles Galaxy i Marco Reus dhe Riqui Puig, të cilët mposhtën Seattle Sounders në fund të ndeshjes në shtëpi (1-0), falë golit të sulmuesit serb Dejan Joveljic në minutën e 85-të. Galaxy kanë fituar MLS pesë herë, por nuk kanë luajtur në një finale për dhjetë vjet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll