Sport

Xabi Alonso te Real Madrid? Aleix Garcia: "Jam i bindur që nuk do të thoshte Jo"

"Ai ka qenë futbollist dhe e kupton shumë mirë se si funksionon dhoma e zhveshjes dhe afërsia me një lojtar. Ai na flet në një mënyrë shumë të afërt, jo vetëm për futbollin, por pak nga gjithçka. Ai është një trajner shumë konkurrues dhe një person i madh”

1 Dhjetor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Xabi Alonso te Real Madrid? Aleix Garcia: "Jam i bindur që nuk do

GJERMANI - Spanjoli Aleix Garcia ishte një nga zbulimet e sezonit të kaluar te Girona, ku pas tre vitesh fitoi një trampolinë në verë, duke nënshkruar me Bayer Leverkusen.

Një kërkesë eksplicite nga Xabi Alonso, trajneri i ‘Aspirinave’, të cilin lojtari i datëlindjes 97-të e përshkruan kështu: "Ai ka qenë futbollist dhe e kupton shumë mirë se si funksionon dhoma e zhveshjes dhe afërsia me një lojtar.

Ai na flet në një mënyrë shumë të afërt, jo vetëm për futbollin, por pak nga gjithçka. Ai është një trajner shumë konkurrues dhe një person i madh”,- e fillon ai në intervistën për Mundo Deportivo.

Më pas, Aleix Garcia u pyet edhe për interesin e Real Madridit për të sjellë Xabi Alonso në pankinën Blanca, si trashëgimtar të Carlo Ancelottit. Një thashetheme për transfertën e gëlltitur nga përgjigja e mesfushorit të Leverkusenit:

"Nuk e di nëse do të materializohet, por është e qartë se ai po demonstron se ka një nivel të madh. Të gjithë flasin për këtë, por unë e shoh atë shumë të qetë këtu. Nëse kjo mundësi do të vinte tek ai, jam i bindur që nuk mund të thoshte ‘Jo’, por shpresoj të qëndrojë me ne”, ka rrëfyer ai.

Në mbyllje, ish-lojtari i Girona foli edhe për kalimin e tij në Gjermani: “Kur ndryshon shtet dhe kulturë është gjithmonë pak e vështirë të përshtatesh, por këtu trajner është Xabi Alonso dhe jam me fat që në dhomën e zhveshjes së Leverkusenit flasin spanjisht. Unë kam një nivel të mirë që e bën më të lehtë për mua të ndërveproj me pjesën tjetër të ekipit."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll