Sport

Barcelona ‘shembet’, Raphinha flet si lider: “Nuk më intereson goli, humbëm”

“Ne po bëjmë shumë gabime”. I pyetur nëse ishte i zemëruar, ai u përgjigj me një "Po" të shkurtër”…

1 Dhjetor 2024, 09:30 Nga DOSJA

Barcelona ‘shembet’, Raphinha flet si lider: “Nuk më

SPANJE - Në Estadio Olimpico në Montjuïc, Barcelona humbet në mënyrë katastrofike në shtëpi kundër Las Palmas dhe tani rrezikon të parakalohet në krye nga Real Madrid (4 pikë poshtë, por me dy ndeshje më pak). 

Raphinha, shënuesi i golit katalanas, u largua nga fusha dukshëm i zemëruar pas humbjes: “Ne e kemi ulur nivelin tonë dhe ndeshjet po bëhen të vështira”,- tha ai për Movistar LaLiga.

Braziliani më tej shtoi: “Ne po bëjmë shumë gabime”. I pyetur nëse ishte i zemëruar, ai u përgjigj me një "Po" të shkurtër, teksa përfundoi: “Nuk më intereson goli, humbëm”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll