Sport

Harry Kane në dyshim për sfidën e Kupës së Gjermanisë kundër Leverkusen!

I dëmtuar kundër Dortmundit këtë të shtunë, sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, mund të humbasë raundin e 16-të të Kupës së Gjermanisë kundër Bayer Leverkusen të martën (20:45).

1 Dhjetor 2024, 11:00 Nga DOSJA

Harry Kane në dyshim për sfidën e Kupës së

GJERMANI - Ndërsa Bayern Munich i rrëmbeu një barazim Dortmundit këtë të shtunë (1-1), gjiganti bavarez humbi golashënuesin e tij Harry Kane.

Ky i fundit doli nga ndeshja në periodën e parë për shkak të një problemi muskulor në kofshën e djathtë dhe prezenca e tij për përballjen ndaj Bayer Leverkusen, në 1/16 e Kupës së Gjermanisë të martën (20:45) duket e komprometuar.

"Harry ka një ndjenjë se mund të mos jetë diçka shumë serioze. Por ne do të duhet të presim. Ai do të duhet të bëjë një skanim dhe ne do të dimë më shumë. Por padyshim që do të jetë e vështirë për të martën,- tha trajneri Vincent Kompany. - Nuk njoh shumë lojtarë që mund të rikuperohen kaq shpejt”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll