Sport

Tashmë është zyrtare, Besiktasi largon Van Brnckorst!

Në Super Ligë, Besiktas është në vendin e 5-të me gjashtë fitore, tre barazime dhe po aq humbje, 13 pikë prapa liderit Galatasaray.

1 Dhjetor 2024, 01:11 Nga DOSJA
Tashmë është zyrtare, Besiktasi largon Van Brnckorst!

TURQI - Besiktas ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me Giovanni Van Bronckhorst, pas vetëm gjashtë muajsh në pankinën e tyre.

Holandezi 49-vjeçar mori drejtimin e bardhezinjve verën e kaluar, megjithatë ecuria e skuadrës nuk i ka përmbushur pritshmëritë e klubit. Në Super Ligë, Besiktas është në vendin e 5-të me gjashtë fitore, tre barazime dhe po aq humbje, 13 pikë prapa kryesuesit të Galatasaray. Në Europa League, ata kanë dy fitore dhe tre humbje, me humbjen më të fundit ndaj Maccabi Tel Aviv më 28 nëntor (3-1).


Njoftimi i skuadrës: “Njoftojmë se kemi ndërprerë partneritetin tonë me trajnerin Giovanni Van Bronckhorst. Falenderojmë Giovanni Van Bronckhorst dhe stafin e tij për shërbimet e tyre dhe u urojmë atyre fat të mirë në karrierën e tyre. Përgjegjësinë teknike të ekipit të futbollit e merr përkohësisht Serdar Topraktepe."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll