Aktualitet

Rinisin reshjet intesive të dëborës në Dibër, aktualisht nuk raportohen problematika në akset rrugore

Reshjet e dëborës janë prezente edhe në aksin Qafë Mali-Fierzë, Bulqizë dhe në Rrugën e Kombit. 

30 Nëntor 2024, 17:27 Nga ZH.LL
Rinisin reshjet intesive të dëborës në Dibër,
diber

DIBËR- Reshje dëbore me intensitet të lartë kanë rinisur në Dibër, por fatmirësisht nuk raportohet për problematika në akset rrugore. Trashësia e dëborës ka arritur deri në 10 cm.

Reshjet e dëborës janë prezente edhe në aksin Qafë Mali-Fierzë, Bulqizë dhe në Rrugën e Kombit.  Në akset e Hani Hotit-Tamarë, Vermosh dhe Bogë-Theth për shkak të uljes së temperaturave dhe prezencës së ngricave në rrugë është bërë kriposja e tyre.

Autoritetet e rrugëve janë në terren dhe po punojnë për mbajtjen e akseve të kalueshme. Ndërkohë, më herët policia rrugore apeloi drejtuesit e automjeteve për kujdes të shtuar në rrugë. Në akset e rrezikuara nga bllokimi i dëborës, këshillohet vendosja e zinxhirëve dhe gomat dimorërore.

diber rinis bora akset rrugore policia apel

Sondazh

Poll