Aktualitet

Vidhnin bankomate duke i tërhequr me kamionë/ Arrestohen disa shqiptarë në Spanjë, pjesë e një bande të organizuar

Mediat spanjolle bëjnë me dije se numri i të përfshirëve mund të jetë më i madh pasi janë dy anëtarë të bandës që nuk ishin gjetur në momentin e arrestimeve dhe kontrolleve. Sakaq, autoritet spanjolle janë në kërkim të kapjes së tyre.

30 Nëntor 2024, 16:28 Nga ZH.LL
Vidhnin bankomate duke i tërhequr me kamionë/ Arrestohen disa
aksioni ne Spanje

SPANJË- Një grup prej 7 personash, pjesa më e madhe me origjinë shqiptare është goditur nga policia spanjolle. Sipas autoriteve spanjolle, banda e organizuar vepronte në Alicante, Murcia, Tarragona dhe Madrid, teksa grabiste bankomatet me ndihmën e kamionëve të vjedhur më parë. 

Mediat spanjolle bëjnë me dije se numri i të përfshirëve mund të jetë më i madh pasi janë dy anëtarë të bandës që nuk ishin gjetur në momentin e arrestimeve dhe kontrolleve. Sakaq, autoritet spanjolle janë në kërkim të kapjes së tyre.

Nga operacioni policore u sekuestruan mjete të shumta dhe materialë të lidhura me grabitjet. Gjithashtu u sekuestruan 42,720 euro para cash, të cilat ishin të marra nga një grabitje e tyre e fundit në Barcelonë. 

Sipas Gardës Civile Spanjolle, kjo bandë është përgjegjëse për të paktën 8 grabitje të bankomateve në 7 muajt e fundit, në Alicante, Valencia, Murcia, Almeria, Tarragona dhe Bracelona.

 

 

spanje banda shqiptare garda civile spanjoll

Sondazh

Poll