Aktualitet

Aksident në Vlorë/ Përplasen dy makina “kokë më kokë”, nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale

Mësohet se aksidenti ndodhi në Rrugën Demokracia, ku dy automjete janë përplasur "kokë më kokë". Njëri prej tyre më pas, është përplasur me murin dhe derën e një dyqani.

30 Nëntor 2024, 16:48 Nga ZH.LL
Aksident në Vlorë/ Përplasen dy makina “kokë më
foto nga aksidenti

VLORË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në qytetin bregdetar të Vlorës. 

Mësohet se aksidenti ndodhi në Rrugën Demokracia, ku dy automjete janë përplasur "kokë më kokë". Njëri prej tyre më pas, është përplasur me murin dhe derën e një dyqani.

Raportohet se fatmirësisht nuk ka të lënduar nga aksidenti, duke shkaktur vetëm dëme materiale. Të dy drejtuesit e automjeteve janë dërguar në spital për të marrë trajtimin mjekësore.

Ndërkohë bëhet me dije se nuk ka pasur kalimtarë në momentin e aksidentit. Gjithashtu edhe dyqni me të cilin u përplas njëra prej makinave, ishte i boshatisur.

 

 

vlore aksident pa te lenduar deme materiale

Sondazh

Poll