Aktualitet

Reshje dëbore edhe në Bulqizë, policia apel për kujdes kryesisht në zonat e minierave: Të përdoren zinxhirë...

Raportohet se rrugët nacionalë janë të kalueshme. Por për shkak të reshjeve me intensitet të lartë, policia u ka bërë apel drejtuesëve të automjeteve të kenë kujdes.

30 Nëntor 2024, 15:50 Nga ZH.LL
Reshje dëbore edhe në Bulqizë, policia apel për kujdes
Bulqiza

BULQIZA- Reshjet e dëborës gjatë ditës së sotmë kanë mbuluar edhe Bulqizën. Trashësia e dëborës në zonat malore vijon nga 2 deri në 20 cm. 

Raportohet se rrugët nacionalë janë të kalueshme. Por për shkak të reshjeve me intensitet të lartë, policia u ka bërë apel drejtuesëve të automjeteve të kenë kujdes.

Ndërkohë policia ka bërë një tjetër apel për kujdes sa i përket zonave të miniarave. Kryesisht rrugët që të çojnë tek minierat e zonës, Martanesh dhe Tërnovë.

Policia bën thirrje për drejtuesit e automjeteve të cilët transportojnë minatorët që të përdorin zinxhirë në ato segmente ku janë të domosdoshme përdoriki i tyre.

 

bulqize reshje debore policia apel

Sondazh

Poll