Bota

Vjosa Osmani tregon se si do të mund të zgjidhej mosmarrëveshja VV-LDK për zgjedhjen e presidentit

28 Dhjetor 2019, 06:25 Nga DOSJA
Vjosa Osmani tregon se si do të mund të zgjidhej mosmarrëveshja

Tiranë- Vjosa Osmani, nën kryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës  ka folur së fundi për negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje për krijimin e qeverisë së re. Theksojnë se këto negociata për momentin janë të bllokuara nga kushti i LDK’së që të jetë ajo që do ta propozojë emrin për president të ardhshëm të vendit.

E pyetur në studio se ku qëndron pengesa, ajo është përgjigjur: “Nuk ka kurrfarë pengese, ka keqkuptim rreth formulimit”.

“Qoftë një formulim që e shtyn më vonë, qoftë një formulim që palët s’po bëjnë kompromis të madh”, ka deklaruar Osmani. Më tej ajo ka theksuar se  partitë kanë mundur të merren vesh që ta shtynin për pesë muaj çështjen e presidentit, për të mos bllokuar arritjen e një marrëveshjeje.

Dy ditë më parë u konstitua Kuvendi i Kosovës, ndërsa dje pritej që presidenti Hashim Thaçi të mandatonte si Kryeministër Albin Kurtin, për të formuar qeverinë e re, pas zgjedhjeve të tetorit. Por lideri i VV-së Albin Kurti refuzoi ftesën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit për takim. Vetëvendosja dërgoi një njoftim për mediet kosovare, ku thuhej se Kurti ndodhej jashtë Prishtinës dhe se kishte të pamundur të takonte Thaçin.

Vetëvendosje ka 29 deputetë në Kuvend, LDK 28, Partia Demokratike e Kosovës 24, koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate kanë 13 vende dhe koalicioni NISMA-AKR-PD ka 6 vende. Lista Serbe ka fituar 10 vende aq sa i takojnë komunitetit serb.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni qeveria e re ne kosove vjosa osmani qeveria e re ne kosove vjosa osmani

Sondazh

Poll