Bota

"Siguria jonë do të jetë në rrezik", shefi i MI6 i Britanisë: Rusia qëndron pas fushatës sabotuese në Evropë!

Sipas tij kohët e fundit kanë zbuluar një fushatë sabotazhi tepër të rrezikshëm rus në Evropë, në të njëjtën kohë që Putini dhe pasuesit e tij po ngrenë kërcënimin bërthamor për të mbjellë frikë mes mbështetësve të Ukrainës. Nëse Putini arrin ta kthejë Ukrainën në një shtet vasal, ai nuk do të ndalet me kaq, paralajmëroi ai.

29 Nëntor 2024, 14:43 Nga N.F
"Siguria jonë do të jetë në rrezik", shefi i MI6 i
Richard Moore

RUSI- Shefi i MI6 i Britanisë, Richard Moore ka dhënë alarmin se  Rusia po zhvillon një fushatë tepër të rrezikshme sabotimi në Evropë. Sipas tij kohët e fundit kanë zbuluar një fushatë sabotazhi tepër të rrezikshëm rus në Evropë, në të njëjtën kohë që Putini dhe pasuesit e tij po ngrenë kërcënimin bërthamor për të mbjellë frikë mes mbështetësve të Ukrainës. Nëse Putini arrin ta kthejë Ukrainën në një shtet vasal, ai nuk do të ndalet me kaq, paralajmëroi ai.

"Siguria jonë - e Britanisë, Francës, Evropës dhe transatlantikut - do të jetë në rrezik," theksoi ai.

Moore tha se kostoja e mbështetjes së Ukrainës është e njohur, por shtoi kostoja e mosmbështetjes së Ukrainës do të ishte pafundësisht më e madhe. Sipas tij nëse Putin ia del, Kina do të peshojë pasojat, Koreja e Veriut do të trimërohet dhe Irani do të bëhet edhe më i rrezikshëm.

"Ambiciet bërthamore të Iranit përbëjnë një kërcënim të madh të sigurisë për botën," ka thënë kreu i agjencisë britanike të spiunazhit.

Moore shtoi se bashkëpunimi mes Britanisë dhe Shteteve të Bashkuara i ka bërë shoqëritë e tyre më të sigurta dhe se kjo do të vazhdojë.

"Kam punuar me sukses me administratën e parë Trump për të avancuar sigurinë tonë të përbashkët dhe mezi pres të bëj të njëjtën gjë përsëri," tha ai.

richard moore

Sondazh

Poll