Bota

Tërmet me magnitudë 4.2 në Itali, panik te banorët në zonën e Kalabrisë

Bëhet medije se tërmeti ka qenë i fuqishëm dhe ka zgjatur për disa sekonda duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

29 Nëntor 2024, 11:01 Nga M.B
Tërmet me magnitudë 4.2 në Itali, panik te banorët në
Foto ilustruese

ITALIA- Një tërmet me magnitudë 4.2 i shkallës Rihter është regjistruar në orët e para të mëngjesit në rajonin e Kozencës, në zonën e Kalabrisë, në Itali. Bëhet medije se tërmeti ka qenë i fuqishëm dhe ka zgjatur për disa sekonda duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Gjithashtu mësohet se një pjesë e tyre e kaluan natën jashtë. Ndërkohë, paraprakisht nuk raportohen të lënduar apo dëme, teksa vijojnë verifikimet nga autoritetet lokale në terren.

termet

Sondazh

Poll