Bota

Trump takohet me Zuckerberg në një darkë sekrete në Mar a Lago

Marrëdhëniet e Donald Trump me themeluesin e Facebook nuk kanë qenë më të mira. Gjithaçka nisi kur u bë me përjashtimi i liderit republikan nga platforma popullore "Facebook" për ngjarjet e përgjakshme të 6 janarit 2021 në Kapitoli.

29 Nëntor 2024, 09:23 Nga N.F
Trump takohet me Zuckerberg në një darkë sekrete në Mar a
Foto ilustruese

SHBA- Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump ka zhvilluar një darkë sekrete në vilën e tij Mar a Lago me CEO-n e Meta-s, Mark Zuckerberg. Më tej bëhet me dije se takimi është mbajtur të mërkurën e 27 nëntorit.

Trump ka patur mbështetje të madhe Elon Musk ndërsa vendosi të takojë një nga kundërshtarët e mbështetësit të tij i cili është një person i fuqishëm në industrinë e teknologjisë dhe internetit pasi Meta Group zotëron Facebook, Instagram, Threads dhe WhatsApp.

Marrëdhëniet e Donald Trump me themeluesin e Facebook nuk kanë qenë më të mira. Gjithaçka nisi kur u bë me përjashtimi i liderit republikan nga platforma popullore "Facebook" për ngjarjet e përgjakshme të 6 janarit 2021 në Kapitoli.

Trump tha në atë kohë se ai duhet ta kishte ndaluar Facebook gjatë kohës që ishte në detyrë.  Kompania rivendosi llogarinë e tij në fillim të vitit 2023, por banori tjetër i Shtëpisë së Bardhë vazhdoi sulmet e tij ndaj Facebook dhe pronarit të tij, për të cilin ai tha se ishte i përfshirë në një "komplot" kundër tij.

Zuckerberg gjatë fushatës zgjedhore u përmbajt nga miratimi i asnjërit kandidat. Megjithatë, në muajt para zgjedhjes së Trump, ai tregoi një qëndrim më pozitiv ndaj tij sesa në të kaluarën.

 

 

 

trump zuckerberg

Sondazh

Poll