29 Nëntor 2024, 08:34
Nga M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Banorët e Libanit e kanë të ndaluar të lëvizin në një varg fshatrash dhe në rrethinat e tyre në jug të vendit, deri në një njoftim të radhës, tha të premten zëdhënësi i Ushtrisë Izraelite, Avichay Adraee. Izraeli tha se hapi zjarr të enjten ndaj atyre që i cilësoi si “të dyshuar” që mbërritën me automjete në disa zona në jug, duke theksuar se ata e shkelën armëpushimin mes tij dhe grupit të mbështetur nga Irani, Hezbollah, i cili hyri në fuqi të mërkurën.
Hezbollahu, i cili e kontrollon Libanin jugor, është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian e ka vendosur në listën e zezë krahun e tij të armatosur, por jo edhe partinë e tij politike. Ligjvënësi nga radhët e Hezbollahut, Hassan Fadlallah, e akuzoi Izraelin për shkeljen e marrëveshjes.
“Armiku ynë, Izraeli, po i sulmon ata që po kthehen në fshatrat kufitarë”, tha Fadlallah për gazetarë, pas një seance parlamentare, duke shtuar se “këto janë shkelje nga ana e Izraelit, edhe në këtë formë”.
Ushtria izraelite tha gjithashtu të enjten se e goditi një ndërtesë të përdorur nga Hezbollahu për ruajtjen e raketave me rreze të mesme në jug të Libanit. Ky ishte sulmi i parë i tillë prej se armëpushimi hyri në fuqi mëngjesin e së mërkurës. Në një postim në X të premten, Adraee u bëri thirrje banorëve të Libanit të mos kthehen në më shumë se 60 fshatra në jug, duke thënë se kushdo që lëviz përgjatë vijës së theksuar jugore “e rrezikon vetveten”.
Ushtria e Libanit e akuzoi më herët Izraelin për shkeljen e armëpushimit disa herë të mërkurën dhe të enjten. Këmbimi i akuzave e vë në pah brishtësinë e këtij armëpushimi, i cili u ndërmjetësua nga Shtetet e Bashkuara dhe Franca për t’i dhënë fund luftës 14-mujore. Ky armëpushim do të zgjasë 60 ditë, me shpresën se do të çojë drejt një marrëveshjeje që i jep fund luftës përfundimisht.
Sipas kushteve të armëpushimit, forcat izraelite kanë kohë deri në 60 ditë për t'u tërhequr nga jugu i Libanit, por asnjëra palë nuk lejohet të nisë operacione sulmuese. Armëpushimi përfshin fillimisht ndaljen e luftimeve për dy muaj dhe kërkon që Hezbollahu t'i largojë trupat e armatosura nga Libani jugor, ndërsa trupat izraelite duhet të kthehen në anën e tyre të kufirit. Mijëra trupa të tjera libaneze dhe paqeruajtëse të OKB-së do të zhvendosen në jug, ndërsa një panel ndërkombëtar i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara do ta mbikëqyrë zbatimin e këtyre kushteve./ REL
izraeli
Bota
29 Nëntor 2024, 08:22
N.F
Gjurma e zbuluar
KENIA- Një milion e gjysmë vjet më parë, dy lloje krejtësisht të ndryshme homonidësh bashkëjetuan ...
Bota
29 Nëntor 2024, 08:02
N.F
Viktima
BRAZIL- Një ish-bodybuilder 28-vjeçar, Jose Mateus Correa Silva ka humbur jetën paso pësoi një atak kardiak&nb...
Bota
29 Nëntor 2024, 07:37
N.F
Foto ilustruese
SHBA- Duke përdorur një nga teleskopët më të fuqishëm në Tokë, një ekip shkencëtarës...
Bota
29 Nëntor 2024, 07:28
N.F
Pamje nga vendi i ngjajres
SHBA- Pamje tronditëse janë regjistruar në një apartament në një qytet të Misurit&n...
Bota
28 Nëntor 2024, 22:28
N.F
Foto ilustruese
RUSI- Një ndërtesë shtetërore në Bjellorusi u përdor nga ushtria ruse për udhëheqjen e një kam...
Bota
28 Nëntor 2024, 22:01
N.F
Vuçiç
SERBI- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç në një intervistë të zhvilluar së fundmi ka folur n&eum...
Bota
28 Nëntor 2024, 21:28
r.ll
foto nga gjeorgjia
TBILISI- Gjeorgjia ka pezulluar bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian për katër vjet. Lajmin e ...
Bota
28 Nëntor 2024, 20:36
N.F
Qelizat
SHBA- Shkencëtarët kanë krijuar një atlas që përshkruan disa nga 37.2 trilionë qelizat e trupit të njeriut....
Bota
28 Nëntor 2024, 19:43
r.ll
vladimir putin
KAZAKISTAN- Presidenti rus Vladimir Putin ka kërcënuar se do të sulmojë qendrat vendimmarrëse në kryeqyte...
Bota
28 Nëntor 2024, 19:30
N.F
Foto ilustruese
UKRAINË- Rusia kreu sulme të mëdha ajrore ndaj infrastrukturës së Ukrainës të enjten, duke i lën&eu...