28 Nëntor 2024, 22:08
Nga r.ll
martin cani, mario perlleshi, luis mece
TIRANË- Luis Meçja, 14-vjeçari që mbeti i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, pranë shkollës “Fan Noli” ka folur sërish për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë.
Ai theksoi se i qëndron dëshmisë së mëparshme që në vendngjarje kanë qenë dy persona me dy thika. 14-vjeçari u shpreh në intervistën për emisionin "Top Story" në Top Channel se është ende i trembur nga ngjarja, por ndihet më i qetë.
Luisi ka treguar po ashtu se nuk kishte asnjë njohje me Marion, autorin e ngjarjes, ndërsa shton se u përfshi në konflikt për të mbrojtur shokun e tij Martinin.
Intervista e plotë me Luisin:
Gazetari: Si je?
I mituri L.M: Më mirë jam.
Gazetari: Je më mirë, plagët janë duke u mbyllur…
I mituri L.M: Plagët janë duke u mbyllur. Me kalimin e kohës besoj do të bëhem akoma më mirë.
Gazetari: Po në aspektin psikologjik a je i qetë pas asaj që ndodhi?
I mituri L.M: Me atë që kam parë…ndihem pak i trembur por besoj se do të kaloj edhe kjo.
Gazetari: A të ka ndihmuar kujdesi i të gjithëve dhe mjekëve për ta kaluar këtë gjendje
I mituri L.M: Po dua të falënderoj të gjithë shqiptarët për kontributin dhe mbështetjen që më kanë dhënë si dhe mjekët që më kanë shpëtuar jetën.
Gazetari: Ti je personi kryesor që ka ndikuar në zbardhjen e ngjarjes. Ju keni thënë që ka qenë një autor i dytë apo jo, në momentin e ngjarjes? Mund të na e përshkruash se çfarë ndodhi?
I mituri L.M: Nuk besoj se do flas më tepër për këtë sepse deklaratën e kam dhënë aty ku duhet….por se di a më lejohet apo jo.
I mituri L.M: Dua t’i jap një mesazh të gjithëve që nuk është e mirë të ziheni sepse sherri sjell shumë pasoja.
Gazetari: Me Marion keni pasur njohje të mëparshme?
I mituri L.M: Jo.
Gazetari: Ishit në klasa paralele?
I mituri L.M:Jo. Nuk e njihja si person.
Gazetari: Ti ishe thjesht në ndihmë të Martinit?
I mituri L.M: Po isha thjesht në mbrojtje të Martinit.
Gazetari: Keni thënë se kanë qenë dy persona me thika në vendngjarje. I qëndron këtij versioni?
I mituri L.M: Po unë i qëndroj akoma deklaratës që kam dhënë deri në fund.
Gazetari: Pra ti ke parë dy armë…dy thika të ndryshme në vendngjarje dhe dy persona që i kanë mbajtur.
I mituri L.M: Po.
Gazetari: Po mbas mbarimit të sherrit, çfarë ka ndodhur? E mban mend si jeni shpërndarë?
I mituri L.M: Mua më ndihmoi kushëriri, Marsidi. Ka qenë tek 9 Katëshet dhe pastaj s’mbaj mend gjë se kam qenë në gjendje të fikti.
luis meçe vrasja e martin canit mario perlleshi
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 21:38
r.ll
babai i luis meces
TIRANË- Babai i Luis Meçjas, i cili mbeti i plagosur në sherrin ku mbeti i vrarë shoku i tij Martin Cani, pran&eum...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 20:54
N.F
Flamur Vezaj
TIRAN- Gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka re...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 20:39
r.ll
foto nga festimet
ATHINË- Festa për Pavarësinë i kaluar kufinjtë e Shqipërisë dhe po kremtohet në çdo qytet ...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 19:05
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me arrestimin e një 57-vjeçari turk i cili u vendos n&e...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 19:00
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e Alliasit n&eu...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 18:47
N.F
Skënderbeu
TUZ- Busti i heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, u vendos në sheshin qendror të komu...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 18:15
r.ll
pamje nga aksidenti
KORÇË- Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën nacionale Korçë...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 17:57
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Sheshi qendror i Prishtinës të enjten ishte plot me qytetarë nga pjesë të ndryshme të Kosovë...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 17:13
N.F
Policia
ITALI- Dy shqiptarë janë vënë në pranga pasi dyshohet se janë autorët e 19 vjedhjeve të regjistruara n...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 16:07
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Autoritetet greke kanë shpallur në kërkim një 35-vjeçar shqiptar. Mësohet se shqiptari kishte m...