Aktualitet

Mori leje të rregullt 6 ditore, shqiptari nuk rikthehet më në qeli, policia greke në kërkim të 35-vjeçarit të dënuar me 15 vite burg

Mësohet se shqiptari kishte marre leje nga burgu dhe pas përfundimit të saj nuk është paraqitur në ambientet e burgut.

28 Nëntor 2024, 16:07 Nga N.F
Mori leje të rregullt 6 ditore, shqiptari nuk rikthehet më në
Foto ilustruese

GREQI- Autoritetet greke kanë shpallur në kërkim një 35-vjeçar shqiptar. Mësohet se shqiptari kishte marre leje nga burgu dhe pas përfundimit të saj nuk është paraqitur në ambientet e burgut.

Ai është shpallur në kërkim ndërsa po kërkohet intensivisht nga policia e Athinës, pas shkeljes së lejes së marrë nga burgu i Agios Stefanos.

Shqiptari mësohet se kishte marrë leje të rregullt 6 ditore. 35-vjeçari ndodhej në burg që prej vitit 2019, bazuar në një vendim të Gjykatës të Apelit të Janinës, e cila e kishte dënuar me 15 vjet e 6 muaj burg dhe 50 mijë euro gjobë për trafik droge.

greqi arratiset shqiptari

Sondazh

Poll