Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë, marrin djegie të lehta dy fëmijë të mitur

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. 

28 Nëntor 2024, 19:00 Nga r.ll
Përfshihet nga flakët banesa në Tiranë, marrin djegie
foto ilustruese

TIRANË- Një banesë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në zonën e Alliasit në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa si pasojë e flakëve kanë marrë djegie të lehta në dorë dy fëmijë të mitur. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. 

“Më datë 28.11.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, në Allias, ka rënë zjarr në banesën e shtetases dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë (me djegie të lehta në dorë), dy fëmijët e saj të mitur. Po punohet për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit.”, thuhet në njoftimin e policisë.

zjarr ne nje banese ne tirane

Sondazh

Poll