28 Nëntor 2024, 17:13
Nga N.F
Policia
ITALI- Dy shqiptarë janë vënë në pranga pasi dyshohet se janë autorët e 19 vjedhjeve të regjistruara në Modena të Italisë. Mësohet se 19 vjedhjet janë kryer në harkun kohor të 8 ditëve. Më tej raportohet se nga sendet e vjedhura vlera e tyre shkon deri në 400 mijë euro. Mediat italiane theksojnë se kjo është një shifër rekord pasi mesatarisht shqiptarët kanë vjedhur 50 mijë euro në ditë.
Përveç dy shqiptarëve të moshës 37 dhe 40 vjeç në kërkim ështe edhe një person i tretë i grupit. Të dyshuarit vepronin në zonën e Modenës, Reggio Emilia dhe Bolonja. Njëri prej shqiptarëve kishte precedentë penalë të mëparshëm.
Bastisjet janë kryer nga 29 tetori deri në 5 Nëntor, kurse operacioni u finalizua më 26 Nëntor, pas ankesave të shumta të qytetarëve. Grupi përdorte pajisje të ndryshme për të hapur dyer dhe dritare. Shqiptarët kishin një strategji të cilës i rrinin strikte, teksa vepronin mes orës 17:00-22:00, duke përdorur makinë. Një pjesë e pasurisë së gjetur do u kthehet pronarëve. Njëri nga dy të dyshuarit, në momentin e arrestimit, u konstatua se ishte i paligjshëm në territor dhe gjithashtu ishte i dënuar me 1 vit e 1 muaj burgim për veprën e plagosjes.
vjedhje ne itali arrestohen shqiptaret
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 16:07
N.F
Foto ilustruese
GREQI- Autoritetet greke kanë shpallur në kërkim një 35-vjeçar shqiptar. Mësohet se shqiptari kishte m...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 15:39
Nora Kushti
foto ilustruese
TIRANË- “Çdo ditë, unë eci në hapësira ku nuk e di nëse do të më pranojnë apo m&e...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 15:23
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga në Tiranë. Mësohet se arrestimi i tyre ka ardhur për v...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 15:17
r.ll
luis mece
TIRANË- Spitali i Traumës ku po trajtohet shoku i Martin Canit, Luis Meçe ka dhënë informacione të reja lidhur me...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 14:41
ZH.LL
foto ilustruese
ITALIA- Një shqiptar është arrestuar në flagrancë nga policia italiane. Sipas policisë italiane, shqiptari u ...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 14:32
M.B
Samuel Tafçiu dhe binjaket Esposito, viktima të shpërthimit më 18 Nëntor
ITALIA- Autoritetet italiane ekzekutuan urdhë...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 14:28
ZH.LL
droga e sekuestruar
TIRANË- Tre persona të cilët u kapën me lëndë narkotike në makinë, kanë përfundu...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 13:52
M.B
Foto nga ceremonia
KORÇA- Qyteti i Korçës ka vijuar me festimet për ditën e Pavarësisë në sheshin para mon...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 13:22
M.B
Posteri
RUMANIA- Rumania uron shqiptarët për 112 vjetorin e pavarësisë me një poster gjigand të vendosur në qend&eu...
Aktualitet
28 Nëntor 2024, 13:05
E. D
Dervish Hasi
TIRANË- Mjeku Dervish Hasi i cili akuzohej për veprat penale “trafikim të të miturve” dhe “pornogr...