Aktualitet

Kishte fshehur drogë në një paketë cigaresh, arrestohet në flagrancë një shqiptar në Itali

Gjatë një kontrolli nga autoritetet italiane, shqiptari është kapur teksa i dorëzonte një klienti 4 doza kokainë të fshehura në një paketë cigaresh.

28 Nëntor 2024, 14:41 Nga ZH.LL
Kishte fshehur drogë në një paketë cigaresh, arrestohet
foto ilustruese

ITALIA- Një shqiptar është arrestuar në flagrancë nga policia italiane. Sipas policisë italiane, shqiptari u arrestua mbrëmjen e 26 nëntorit, në Firence të Italisë.

Gjatë një kontrolli nga autoritetet italiane, shqiptari është kapur teksa i dorëzonte një klienti 4 doza kokainë të fshehura në një paketë cigaresh. Gjithashtu, një shumë prej 1,000.00 eurosh iu gjetën dhe sekuestruan të riut shqiptar. 

Sipas mediave italiane, ndaj shqiptarit është zbatuar masa e sigurimit "detyrim për paraqitje" në policinë gjyqësore. 

 

 

Sondazh

Poll