Aktualitet

U krye për herë të parë nga Fan Noli! "Bekimi i flamurit", mbahet mesha e pavarësisë në Korçë

Mësohet se nën tingujt e marsheve patriotikë, të ekzekutuar nga banda frymore e qytetit, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora tek monumenti i Luftëtarit Kombëtar.

28 Nëntor 2024, 13:52 Nga M.B
U krye për herë të parë nga Fan Noli! "Bekimi i
Foto nga ceremonia

KORÇA- Qyteti i Korçës ka vijuar me festimet për ditën e Pavarësisë në sheshin para monumentit të Luftëtarit Kombëtar. Mësohet se nën tingujt e marsheve patriotikë, të ekzekutuar nga banda frymore e qytetit, janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora tek monumenti i Luftëtarit Kombëtar.

Më pas në Katedralen “Ngjallja e Krishtit” është celebruar "mesha e Flamurit", ku mitropoliti i Korçës Imzot Johani, ka përcjellë bekimin për flamurin kombëtar dhe popullin shqiptar, duke u lutur që kombi të vazhdojë rrugën drejt zhvillimit dhe begatisë.

Për herë të parë mesha e flamurit është mbajtur nga Fan Noli në kishën e Shën Gjergjit në Korçë në vitin 1923 dhe prej atëherë është kthyer në një traditë të përvitshme.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Europës.

28 nentori

Sondazh

Poll