Politike

VIDEO/ Pas ceremonisë së Ngritjes së Flamurit, Rama dhe Kurti takojnë nipin e Ismail Qemalit

Sikurse shihet dhe nga pamjet Rama së bashku me Kurtin, bisedojnë me nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora.

28 Nëntor 2024, 10:37 Nga M.B
VIDEO/ Pas ceremonisë së Ngritjes së Flamurit, Rama dhe Kurti
Foto nga takimi

VLORA- Kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti takuan disa qytetarë pas ceremonisë së ngritjes së Flamurit në Vlorë me rastin e 112 vjetorit të Pavarësisë. Kjo ceremoni zhvillohet në sheshin e Flamurit në Vlorë. Sikurse shihet dhe nga pamjet Rama së bashku me Kurtin, bisedojnë me nipin e Ismail Qemalit, Nedin Vlora.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Europës.

28 nentori

Sondazh

Poll