Aksion antidrogë në Tiranë/ Arrestohen 2 persona, policia ka sekuestruar 3 kg lëndë narkotike
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës po kryen një aksion antidrogë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Teksa aksio...
Nërkohë në kërkim janë shpallur pesë administratorë subjektesh pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative nga mali i Tomorrit.
BERAT- Tre persona janë arrestuar në Berat dhe pesë të tjerë janë vendosur në pranga pasi nxirrnin gurë dekorativë nga mali i Tomorrit. Mësohet se në pranga kanë rënë 42-vjeçari me iniciale F.L, 43-vjeçari me iniciale Sh.L dhe 49-vjeçari me iniciale B.L pasi janë konstatuar duke larguar mjetin ekskavatorë, të cilin e përdornin për të nxjerrë gurë dekorativë.
Nërkohë në kërkim janë shpallur pesë administratorë subjektesh pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative nga mali i Tomorrit. Gjithashtu janë proceduar edhe dy persona të tjerë me detyrë Drejtor i AZDM Berat, dhe specialistë në AZDM Berat.
Njoftimi i policisë:
Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", për Drejtorin dhe një Specialist të AZDM-së, Berat. Shërbimet e Policisë pas kontrollit të ushtruar ditën e djeshme, arrestuan në flagrancë të shtetasve: B. L., 49 vjeç, (administrator subjekti), F. L., 42 vjeç, (vëllai i administratorit), Sh. L., 43 vjeç, (kushëriri i tij), të tre banues në Berat. Gjatë kontrollit në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit, janë konstatuar duke larguar mjetin ekskavatorë, të cilin dyshohet se e përdornin për të nxjerrë gurë dekorativë.
Në përfundim të veprimeve të kryera për konstatimet gjatë kontrolleve të kryera ditën e djeshme, shërbimet e Policisë kanë shpallur në kërkim 5 administratorë subjektesh të tjerë, konkretisht shtetasit L. Q., E. Q., B.L., D. L., dhe N. T., pasi dyshohet se kanë nxjerrë pllaka guri dekorative, në zonën e mbrojtur të malit të Tomorrit.
Gjithashtu janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal për shtetasit L. H., 36 vjeç, me detyrë Drejtor i AZDM Berat, dhe F. N., 55 vjeç, (specialistë në AZDM Berat), të dy banues në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura", "Fshehje të ardhurave" dhe "Mospagimi i taksave".
Foto ilustruese TIRANË- Policia e Tiranës po kryen një aksion antidrogë në zona të ndryshme të kryeqytetit. Teksa aksio...
Mario Perlleshaj dhe Martin Cani TIRANË- Policia ka bërë një tjetër reagim për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani ...
Foto nga vendi i ngjarjes TIRANA- Vrasja e Klaudio Prendit i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme. Bëhet me...
SHKODËR- Qyteti i Shkodrës është përfshirë gjithashtu nga atmosfera festive kuq e zi. Në kremtimin e 112-viteve të Pav...
Luis Meçja TIRANË- 14-vjeçari i cili mbeti i plagosur në sherrin me thikë ku vdiq shoku i tij i ngushtë Martin Cani ...
Foto ilustruese KORAB- Dy turistë kanë humbur kontaktet gjatë një eksplorimi në bjeshkët e malit të Korabit në Dib&...
Foto ilustruese ELBASAN- Një 55-vjeçar nga Gramshi është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi rezukton i dënuar me 2 vite...
Foto nga festa MIRDITA- Zona e Mirditës ka nisur me festimet në këtë 112 vjetor të shpalljes se Pavarësisë së ...
senaca solemne KOSOVË- Në Zveçan, për herë të parë që nga pas luftës, është mbajtur seanca so...
festimet FIER- Shqipëria kremton sot 112-vjetorin e Pavarësisë, teksa kudo nëpër qytete janë organizuar festime. Fieri ë...