Aktualitet

Atmosfera festive kuq e zi/ Festime edhe në Shkodër për 112-vjetorin e Pavarësisë

Ndërkohë, u mbajt edhe një ceremoni zyrtare për ngritjen e flamurit. Nënkryetarët e Bashkisë Shkodër, përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit. 

28 Nëntor 2024, 11:46 Nga ZH.LL

Atmosfera festive kuq e zi/ Festime edhe në Shkodër për

SHKODËR- Qyteti i Shkodrës është përfshirë gjithashtu nga atmosfera festive kuq e zi. Në kremtimin e 112-viteve të Pavarësisë, në sheshin para Bashkisë së Shkodrës u organizuan festime të ndryshme për qytetarët.

Ndërkohë, u mbajt edhe një ceremoni zyrtare për ngritjen e flamurit. Nënkryetarët e Bashkisë Shkodër, përfaqësues të tjerë të pushtetit vendor ishin gjithashtu të pranishëm në ceremoninë e ngritjes së flamurit. 

Përfaqësuesit e të djathtës në Shkodër nuk morën pjesë në ceremoninë. Ata vendosën kurora me lule në bustin e Luigj Gurakuqit.

Që orëve të para të mëngjesit të sotëm qytetet e Shqipërisë, institucionet zyrtare kudo në vend janë veshur me flamurin kuq e zi.

 

shkoder festime kuq e zi 28nentori

Sondazh

Poll