Aktualitet

28 Nëntori, festime në Mirditë, të pranishëm edhe ish-ushtarë të UÇK-së

Në Rrëshen është vendosur një flamur gjigand, ndërsa pjesë e festës janë bërë qindra qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj, mes të cilëve dhe ish-ushtarë të UÇK.

28 Nëntor 2024, 11:34 Nga M.B
28 Nëntori, festime në Mirditë, të pranishëm edhe
Foto nga festa

MIRDITA- Zona e Mirditës ka nisur me festimet në këtë 112 vjetor të shpalljes se Pavarësisë së Shqipërisë. Në Rrëshen është vendosur një flamur gjigand, ndërsa pjesë e festës janë bërë qindra qytetarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe jashtë saj, mes të cilëve dhe ish-ushtarë të UÇK-së.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Europës.

28 nentori

Sondazh

Poll