Sport

Me dy të fundit ndaj Monacos, Di Maria po i afrohet rekordit të asistimeve në C1...

I shkëlqyer me Benficën në fushën e AS Monaco (3-2), Angel Di Maria rriti asistimet e tij totale me dy njësi. Ai është vetëm tre larg nga barazimi me Ryan Giggs, rekordmen në Champions League.

28 Nëntor 2024, 11:47 Nga DOSJA

Me dy të fundit ndaj Monacos, Di Maria po i afrohet rekordit të

PORTUGALI - Duke i ofruar një gol Arthur Cabral në minutën e 84-të dhe Zeki Amdounit në minutën e 88-të të ndeshjes në Monaco, Angel Di Maria lejoi Benficën të mbyllte fitoren në fund (3-2). 

Dhe 36-vjeçari argjentinas së shpejti mund të shkruajë historinë e Champions League. Dy asistimet e tij në mbrëmje, i lejojnë atij të ketë 38 në karrierën e tij në C1, gjë që i lejon atij të kalojë David Beckham (36).

Sipas shifrave të Opta, vetëm tre lojtarë kanë më shumë: Ryan Giggs (41), Cristiano Ronaldo (40) dhe Lionel Messi (39).

I pari që prej kohësh i ka varur këpucët e tij dhe dy të tjerët janë larguar nga Evropa, Di Maria ka një shans real për të thyer rekordin.

Aq më tepër që Benfica në ndeshjen e ardhshme do të përballet me Bolognën, një skuadër e përballueshme, në çdo rast më shumë se Barcelona dhe Juventusi, kundërshtarët e fundit të fazës së ligës për klubin portugez, i cili me pesë pikë diferencë, duhet apriori të paktën të kualifikohet për në play-off-et.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll