Sport

Shpërthimi i Karius: “Te Besiktas nuk më paguanin për 5-6 muaj, më duhej t’i padisja”

"Mendova se do të ishte ndryshe. Mendova të shkoja në Turqi, të bëja një reset dhe të bëja një fillim të ri. Por u bë edhe më e turbullt. Isha në një vend, ku nuk kisha qenë kurrë më parë, nuk e flisja gjuhën dhe e kaloja shumicën e kohës vetëm”

28 Nëntor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Shpërthimi i Karius: “Te Besiktas nuk më paguanin për 5-6

TURQI - Në intervistën dhënë për SPORTbible, Loris Karius, i ka habitur të gjithë. Nga historia e tmerrshme e makthit të krijuar nga dështimi në finalen e Ligës së Kampionëve 2018 kundër Real Madridit, i shkaktuar edhe nga disa gabime të rënda që ai bëri, portieri gjerman më pas riktheu fazën tjetër të karrierës së tij, pas largimit nga Liverpool.

Një muaj pas nënshkrimit monstruoz të Alisson nga Roma, Besiktas mori Karius në huazim për dy vjet. Efekti domino i finales së Ligës së Kampionëve, sapo po fillonte: "U largova nga Liverpool dhe kjo më çoi në Turqi, një kohë vërtet e trazuar.

Shumë gjëra po ndodhnin, kur unë isha tashmë i brishtë. Kishte shumë kaos. Nuk paguhesha për pesë ose gjashtë muaj dhe unë duhej të padisja skuadrën time, kjo nuk është diçka që ju pëlqen apo dëshironi ta bëni, por unë me të vërtetë nuk kisha zgjidhje tjetër”, zbuloi ai.

Duke shpjeguar situatën e tij, edhe më konkretisht, atëherë: "Duhet të ndihesh i lumtur dhe i qetë për të performuar sa më mirë. Unë isha vetëm 26 vjeç në atë kohë. Ka shumë gjëra për të përballuar një 26-vjeçar. Tani unë jam 31 vjeç. Kam shumë më tepër përvojë, por të gjitha nuk ishte e lehtë për një të ri të përballej me të gjitha këto vështirësi në atë kohë."

Në çdo rast, dëshira ishte të vazhdoja më tej: "Mendova se do të ishte ndryshe. Mendova të shkoja në Turqi, të bëja një reset dhe të bëja një fillim të ri. Por u bë edhe më e turbullt. Isha në një vend, ku nuk kisha qenë kurrë më parë, nuk e flisja gjuhën dhe e kaloja shumicën e kohës vetëm.

Ai shtoi: "Nuk isha në gjendje të mirë mendore. Nuk kishte me kë të flisja, madje as trajnerët, sepse flisnin vetëm turqisht. Nuk kishte njeri që mund të më ndihmonte. Unë u lehtësova shumë kur pata një mundësi. Kjo është ndoshta periudha më e vështirë e karrierës sime.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll