Sport

Jose Mourinho ka vetëm 15 lojtarë të gatshëm për sfidën e sotme ndaj Slavia Pragës

Dëmtime të shumta dhe ndëshkime te Fenerbahçe

28 Nëntor 2024, 10:00 Nga DOSJA

Jose Mourinho ka vetëm 15 lojtarë të gatshëm për

ÇEKI - Fenerbahçe e José Mourinhos ka në dispozicion vetëm 15 lojtarë për duelin e sotëm ndaj Slavia Pragës (21:00) në ditën e pestë të Europa League, si pasojë e dëmtimeve dhe ndëshkimeve të ndryshme që prekin skuadrën.

“Na mungojnë shumë lojtarë. Ka disa të pezulluar, të tjerë të plagosur dhe të tjerë ende të pa regjistruar. Prandaj, erdhëm me një ekip shumë të kufizuar. Kemi sjellë 15 lojtarë me përjashtim të portierëve.

Meqenëse 10 prej tyre do të jenë fillestarë, unë do të mund të lançoj vetëm pesë prej tyre. Ndaj nuk do të kem asnjë problem dhe as nuk do të duhet të mendoj shumë kur të më duhet të bëj zëvendësime”,- shpjegoi trajneri portugez 61-vjeçar.

Perspektiva është gri, por José Mourinho ruan besimin e tij. “Ne erdhëm këtu për të marrë një rezultat pozitiv ndaj një klubi që është përmirësuar çdo vit dhe që këtë sezon do të jetë lehtësisht kampion i Republikës Çeke.

Lojtarët e mi do të japin gjithçka që kanë. Unë besoj shumë në ta! Këtë situatë (valën e lojtarëve të padisponueshëm) duhet ta shohim me buzëqeshje, duke e përballuar me një mendim pozitiv”,- thotë ‘Special One’.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll