Aktualitet

Goditet një rast prostitucioni në Elbasan/ Arrestohen 4 persona, mes tyre edhe 2 kolumbiane

Në kuadër operacionit policor "Fee", gjithashtu ranë në pranga edhe dy persona të tjerë, A. T., 25-vjeça dhe Y. H., 43-vjeç, për shfrytëzim prostitucioni.

27 Nëntor 2024, 10:18 Nga ZH.LL
Goditet një rast prostitucioni në Elbasan/ Arrestohen 4 persona, mes
operacioni policor

ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga 2 kolumbiane, konkretisht 20-vjeçarja me iniciale A.P. dhe 24-vjeçarja me iniciale A.R., për ushtrim prostitucioni. 

Në kuadër operacionit policor "Fee", gjithashtu ranë në pranga edhe dy persona të tjerë, A. T., 25-vjeça dhe Y. H., 43-vjeç, për shfrytëzim prostitucioni.

Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin e rastit, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Njoftimi i polcisë:

Elbasan/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fee”.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset kolumbiane A. P., 20 vjeçe dhe A. R., 24 vjeçe, për ushtrim prostitucioni.

Gjithashtu, u arrestuan shtetasit A. T., 25 vjeç dhe Y. H., 43 vjeç, për shfrytëzim prostitucioni.

Bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të ushtrimit të prostitucionit, në një apartament të marrë me qira, shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit të koduar “Fee”, kanë ushtruar kontroll në këtë apartament në të cilin u konstatuan 2 shtetaset kolumbiane dhe shtetasit A. T. dhe Y. H.

Vijon puna për dokumentimin e rastit, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

elbasan

Sondazh

Poll