Aktualitet

Protesta e opozitës/ Mbi 50 të shoqëruar në polici dhe 2 të arrestuar, procedohen penalisht deputetët organizatorë

Bëhet e ditur se mbi 50 persona janë të shoqëruar, ndërsa dy qytetarë janë arrestuar. Ndëkohë, deputetët që organizuan protestën janë proceduar në gjendje të lirë.

27 Nëntor 2024, 09:55 Nga ZH.LL
Protesta e opozitës/ Mbi 50 të shoqëruar në polici dhe 2
protesta

TIRANË- Policia e Shtetit ka vijuar me shoqërimet e protestuesve, të cilët u përplasen fizikisht me efektivët gjatë protestës së djeshme të PD-së dhe opozitës.

Bëhet e ditur se mbi 50 persona janë të shoqëruar, ndërsa dy qytetarë janë arrestuar. Ndëkohë, deputetët që organizuan protestën janë proceduar në gjendje të lirë.

Opozita protestoi mbrëmjen e djeshme për afro 3 orë, duke bllokuar akset kryesore në kryeqytet teksa mbështetës të opozitës ishin shpërndarë nëpër pika të ndryshme të Tiranë. Protestuesit vijuan aksionin e tyre të mosbindjes civile deri në përplasje fizike me policinë. 

Deputeti demokrat Flamur Noka i pozicionuar tek Rruga e Elbasanit, qëlloi një prej efektivëve. Situata vazhdoi e tensionuar në sheshin Uilson ku policia përdori autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit. Ndërkohë tek Zogu i Zi trafiku ishte i bllokuar për rreth 1 orë, ndërsa pati tensione mes qytetarëve dhe policisë tek Pallati me Shigjeta.

Menjëherë pas përfundimit të protestës, filluan shoqërimet e para nga policia në komisariatet e qytetit teksa e cilësoi të paligjshëm tubimin e opozitës. 

Përpara nisjes së protestës ditën e djeshme, DVP e Tiranës i dërgoi një shkresë sekretarit të PD-së Flamur Noka dhe informoi qytetarët se bllokimi i qarkullimit rrugor është vepër penale. Ata informuan Nokën se organizatorët e protestës që bllokon qarkullimin do mbajnë përgjegjësi administrative dhe penale.  

protesta e opozites pd policia 50 te shoqeruar

Sondazh

Poll