Sport

RIKTHIMI/ Mbrojtësi Alexander-Arnold, gati për t'u përballur me Real Madridin…

Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, i cili përflitet se është lojtar i Real Madridit, u stërvit normalisht këtë të martë me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës, pak më shumë se 24 orë përpara se të përballet me Real Madridin në Champions League.

26 Nëntor 2024, 14:50 Nga DOSJA

RIKTHIMI/ Mbrojtësi Alexander-Arnold, gati për t'u përballur

ANGLI - Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold u stërvit normalisht këtë të martë me pjesën tjetër të shokëve të tij të skuadrës, pak më shumë se 24 orë përpara se të përballej me Real Madridin në Ligën e Kampionëve.

Lojtari anglez dëmtoi kofshën e tij më 9 nëntor, u tërhoq nga skuadra e Anglisë për Ligën e Kombeve dhe nuk ishte as në stol këtë fundjavë në fitoren ndaj Southampton në Premier League.

Arne Slot, trajneri i 'Reds', tashmë e ka lënë të rrëshqitur se do të ishte në dyshim deri në momentin e fundit dhe nëse nuk arrin në kohë për të luajtur kundër Real Madridit, vendin e tij në 11-she do ta zë Conor Bradley, 21 vjeç dhe që ka luajtur vetëm pesëmbëdhjetë minuta në ‘Champions’ në dy sezonet e fundit.

Surprizën e stërvitjes e ka realizuar Federico Chiesa, i dëmtuar prej disa javësh dhe i cili këtë të martë iu bashkua bashkëlojtarëve në stërvitje.

Ai që u pa duke buzëqeshur ishte Mohamed Salah, pasi shkaktoi një tërmet në Liverpool me deklarata për të ardhmen e tij. Egjiptiani, kontrata e të cilit skadon në qershor, tha se ishte "i zhgënjyer" me klubin, i cili ende nuk i ka paraqitur një ofertë për të zgjatur qëndrimin e tij në Liverpool.

Ai që nuk ishte aty, ishte portieri Alisson Becker, i cili prej dy muajsh ndodhet në bankën e “të akuzuarve” dhe që nuk do të jetë në Anfield këtë të mërkurë kundër Real Madridit. Vendin e tij do ta zë Caomhin Kelleher, i cili ka bërë mjaft mirë në mungesë të brazilianit. Në qytetin sportiv nuk u shfaq as Digo Jota, i cili u dëmtua një muaj e gjysmë më parë dhe nuk ka datë për rishfaqjen e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll