Aktualitet

Atentati i dështuar ndaj Elton Kilës, zbardhen detaje! SPAK: Grupi i Çelës kishte siguruar kushtet dhe mjetet për eleminimin e tij

Sipas SPAK, rupi kriminal i Çelës, ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për kryerjen e vrasjes së Elton Kila.

26 Nëntor 2024, 13:01 Nga ZH.LL
Atentati i dështuar ndaj Elton Kilës, zbardhen detaje! SPAK: Grupi i
Elton Kila

TIRANË- SPAK ka goditur grupin kriminal të drejtuar nga Suel Çela, teksa zbulon detaje nga ngjarjet kriminale. Janë zbardhur detaje në lidhje me krimin e mbetur në tentativë për vrasjen e Elton Kila, i njohur ndryshe si "Oti i Elbasanit".

Sipas SPAK, rupi kriminal i Çelës, ka siguruar kushtet dhe mjetet materiale për kryerjen e vrasjes së Elton Kila.

Gjithashtu, i penduari i drejtësisë Henrik Hoxhaj, nxorri emrin e tij në dëshminë para hetuesve, se bashkëpunëtori i tij Nuredin Dumani i kishte premtuar 70.000 euro për vrasjen e Kilës pasi i kishte dërguar foton e tij.

Nërkohë, nga dinamikat e zbardhura rezulton se ndaj Kilës janë bërë 4 tentativa vrasjeje. Kjo, me qëllim eleminimin e tij për llogari të grupeve kundërshtare.

Porkuroria e Posaçme lëshoi 21 urdhër arreste për 21 persona. Në listën e SPAK përfshihen anëtarë të organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre, një avokat dhe dy gazetarë. 

Sipas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme, bëhet me dije se masat u lëshuan pas hetimeve në bashkëpunim me Eurojust, Europol, autoritetet e drejtësisë së Francës, Belgjikës, Holandës dhe Ekuadorit ku u zbulua një organizatë e mirëstrukturuar kriminale në trafikun ndërkombëtar të kokainës, me bazë në qytetin e Elbasanit dhe me shtrirje në vendet e Bashkimit Europian dhe Amerikës Latine.

 

spak suel cela grup kriminal zbardhen ngjarjet

Sondazh

Poll