Aktualitet

Sot, 5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona! Rindërtimi vijon në disa zona të vendit

Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4, ishte ndër më të fortët që është regjistruar ndonjëherë në vendin tonë.

26 Nëntor 2024, 12:05 Nga ZH.LL
Sot, 5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ku
pamje pas termetit

TIRANË- Sot, 5 vjet nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë dhe që mori jetën e 51 personave dhe 1000 të tjerë mbetën të plagosur, duke lënë qindra të tjerë pa banesa. Në mesin e 51 personave që humbën jetën ishin edhe tetë fëmijë.

Tërmeti i 26 nëntorit me magnitudë 6.4, ishte ndër më të fortët që është regjistruar ndonjëherë në vendin tonë.

Tërmeti shkatërrimtar, është një prej ngjarjeve më të rënda që Shqipëria përjetoi nga fatkeqësitë natyrore, pasojat e të cilit ndihen edhe sot nga familjarë të mbetur pa shtëpi. 

Dy nga zonat më të goditura nga tërmeti ishin Durrësi dhe Thumana, ku po ashtu aty ishte edhe numri më i madh i personave që humbën jetën. Por jo më pak edhe në bashkitë e Shijakut, Krujës, Kamzës, Kavajës, Kurbinit, Lezhës, Rrogozhinës.

Ndërtesa shumëkatëshe, shtëpi, shkolla të shembura, njerëz që kërkonin ndihmë, ambulanca, makina policie e ushtrie, janë imazhe të ngulitura fort në kujtesën e secilit. Ndërkohë që nën rrënoja, kërkoheshin dhe numëroheshin me shpresë numra jetësh të mbijetura.

Ndërkohë, sot, pa 5 vitesh, rindërtimi nuk ka ndalur pasi punimet vijojnë në disa zona të vendit. 

Konkretisht deri më tani janë dorëzuar 5524 banesa individuale, 6139 apartamente të reja, ndërsa janë rikonstruktuar 167 shkolla në zonat e prekura.

Thumana është një lagje e re e rindërtuar, së bashku me lagjet në Vorë dhe dy në Tiranë, rruga “5 Maji” dhe “Kombinat”.

Rindërtimi është procesi më i kushtueshëm i cili është përballuar nga buxheti i shtetit edhe pse në konferencën e donatorëve në shkurt të 2020 u arrit të sigurohej një fond për 1.1 miliard eurosh, nga rreth 1 miliard dëm të përllogaritur. 

termeti 26 nentor fatkeqesi natyrore pas 5 vitesh

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Nëntor 2024, 15:19 I.A

Vodafone Albania Ndez Rrjetin me 5G

Vodafone Albania TIRANË- Vodafone Albania ka siguruar spektrin e ri 5G në brezat e frekuencave 3400-3800 MHz në ankandin e fundit të zh...