Sot, 5 vjet nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit ku humbën jetën 51 persona! Rindërtimi vijon në disa zona të vendit
pamje pas termetit TIRANË- Sot, 5 vjet nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë dhe që mori jetën e 51 personav...
Prokuroria e ka akuzuar Përlleshajn për dy vepra penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
TIRANA- Autori i dyshuar i vrasjes së bashkëmoshatarit Martin Cani në shkollën “Fan Noli”, 14-vjeçari Mario Përlleshaj ka lënë ditën e sotme ambientet e spitalit privat dhe është transferuar në burgun e të miturëve në Kavajë. Më parë u raportua se mjeku i spitalit privat ka zvarritur ekspertët dhe nuk ua ka dorëzuar epikrizën e 14-vjeçarit që mbahet nën masën e arrestit me burg.
Prokuroria e ka akuzuar Përlleshajn për dy vepra penale “Vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Seanca për masën e sigurisë u zhvillua më datë 22 nëntor në ambientet e spitalit.
Çfarë dihet deri tani për vrasjen e Martin Canit?
Martin Cani humbi jetën mesditën e 18 tetorit pasi u qëllua me thikë në bark nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshaj. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti mes dy të miturve që ka degraduar në përdorimin e thikës. Mario Përlleshaj dyshohet se ka qenë në klasë paralele me viktimën, në shkollën 9-vjeçare Fan Noli. Konflikti mes të miturve raportohet se ka nisur në oborrin e shkollës, ndërsa ka agravuar jashtë ambienteve të saj. Autori ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar mbi 14-vjeçarin, Martin Cani.
Pasi është goditur me thikë, Cani është afruar tek shkolla, ka ecur disa metra dhe pasi ka nisur të humbë gjak, është rrëzuar në trotuarin para shkollës. Si pasojë e plagëve të marra, Cani ka ndërruar jetë në spital. I plagosur nga ky sherr ka mbetur edhe shoku i ngushtë i viktimës, i cili nuk mësonte në të njëjtën shkollë me to, po stërviteshin në të njëtin klub futbolli. I plagosur mbeti edhe vetë autori, i cili po trajtohet në një spital privat. Pak çaste pas krimit të rëndë autori kishte postuar foto me thikën më të cilin autori kreu vrasjen dhe dorën e tij e gjakosur që u plagos gjatë konfliktit. Po ashtu edhe në aplikacionin "Snapchat", kishte publikuar një tjetër foto ku shihet i pashqetësuar për krimin që ka kryer.
Bazuar në imazhe, autori ndodhej në një makinë, të cilët dyshohen se e kanë (persona të tjerë) marrë atë nga vendngjarja, menjëherë pas krimit që kishte kryer. Ata që kanë marrë autorin e mitur nga vendi i ngjarjes, dyshohet se janë lajmëruar nga vetë ai dhe kanë ardhur me automjetet e tyre nga Sauku. Sipas informacioneve, ky grup nga Sauku rezultojnë të përfshirë edhe në konflikte të tjera.
pamje pas termetit TIRANË- Sot, 5 vjet nga tërmeti shkatërrues që goditi Shqipërinë dhe që mori jetën e 51 personav...
Pamje Pozicionuar mes detit Adriatik dhe Jon, Vlora është një nga ato qytete që lidhet pashmangshmërisht sa me detin, po aq edhe m...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me njoftim zyrtar lidhur me operacionin goditjen e grupit kriminal ku u lëshuan ...
Foto ilustruese DURRËS- Një 50-vjeçar humbi jetën në mënyrë tragjike ditën e djeshme në Durrës. Më...
Martin Cani TIRANË- Shoku i Mario Përlleshajt autorit të vrasjes së Martin Canit, Kledjon Bejkaj është dorëzua...
Marjo Perlleshaj dhe Martin Cani TIRANË- Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani ka marrë një rrjedhë tjetër, për shkak t&eum...
carabinieri ITALIA- Një tjetër shqiptar është vrarë në Itali, pas një sherri në mes të rrugës. Ngjarja e ...
Vodafone Albania TIRANË- Vodafone Albania ka siguruar spektrin e ri 5G në brezat e frekuencave 3400-3800 MHz në ankandin e fundit të zh...
Autori dhe viktima TIRANA- Ditën e sot vendoset në lidhje me transferimin nga spitali të 14-vjeçarit Mario Përlleshaj i cil...
Nikolin Nika ITALIA- 42-vjeçari shqiptar, Nikolin Nika u vra mbrëmjen e 24 nëntorit në Bettola të Italisë, teksa hetimet e ...