Aktualitet

Suel Çela i paprekshëm nga ligji, SPAK: Bleu influencë në segmente të veçanta në drejtësi e polici

Sipas SPAK një pjesë e të ardhurave investohej në blerjen e lëndës narkotike, biznese dhe për të blerë influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit. 

26 Nëntor 2024, 12:42 Nga I.A
Suel Çela i paprekshëm nga ligji, SPAK: Bleu influencë
SPAK

ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga zbërthimi i operacionit të Prokurorisë së Posaçme në zonën e Elbasanit. Nga ky aksion është goditur rrjeti kriminal i Suel Çelës, ndërkohë që janë zbuluar dhe investimet e këtij grupi. Sipas SPAK një pjesë e të ardhurave investohej në blerjen e lëndës narkotike, biznese dhe për të blerë influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit. 

Njoftimi i SPAK:

Një pjesë e të ardhurave nga ky aktivitet kriminal investohej:

a. Në blerjen e lëndës narkotike

b. Në gjendje cash-i në Shqipëri

c. Në biznese në dukje të rregullt

d. Për të mbështetur infrastrukturën operative të organizatës dhe blerje influence në segmente të veçanta të sistemit të drejtësisë, policisë, medias dhe biznesit

Për këtë operacion falenderojmë Europol, Eurojust, autoritetet e drejtësisë dhe ato ligjzbatuese të; Francës, Holandës, Belgjikës dhe autoritetet italiane (Ufficio del’ Esperto per la Sicurezza a Tirana, Squadra Mobile di Milano).

suel Çela

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Nëntor 2024, 15:19 I.A

Vodafone Albania Ndez Rrjetin me 5G

Vodafone Albania TIRANË- Vodafone Albania ka siguruar spektrin e ri 5G në brezat e frekuencave 3400-3800 MHz në ankandin e fundit të zh...