Aktualitet

Vritet një tjetër shqiptar në Itali/ Pas një sherri në rrugë 40-vjeçari është goditur me thikë, i plagosur ka mbetur vëllai i tij

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një 40-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ende nuk është identifikuar. Shqiptari është goditur disa herë me thikë, për pasojë ka humbur jetën, teksa ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij.

26 Nëntor 2024, 10:57 Nga ZH.LL
Vritet një tjetër shqiptar në Itali/ Pas një sherri në
carabinieri

ITALIA- Një tjetër shqiptar është vrarë në Itali, pas një sherri në mes të rrugës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës, në Marghera.

Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një 40-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili ende nuk është identifikuar. Shqiptari është goditur disa herë me thikë, për pasojë ka humbur jetën, teksa ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij.

Ndërkohë autoritetet italiane kanë vënë në pranga dy atorët e ngjarjes. Sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, personat e dyshuar të vrasjes së shqiptarit dhe plagosjes së vëllait të tij janë dy persona me kombësi maqedonase. 

italia vritet shqiptari sherr me thike

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Nëntor 2024, 15:19 I.A

Vodafone Albania Ndez Rrjetin me 5G

Vodafone Albania TIRANË- Vodafone Albania ka siguruar spektrin e ri 5G në brezat e frekuencave 3400-3800 MHz në ankandin e fundit të zh...