Aktualitet

Përshtatën ambiente dhe vendosnin baste sportive online, 4 persona arrestohen në Tiranë

Të arrestuarit u kapën duke zhvilluar aktivitetin e paligjshëm të basteve sportive online në zonë të ndryshme të kryeqytetit.

26 Nëntor 2024, 10:00 Nga ZH.LL
Përshtatën ambiente dhe vendosnin baste sportive online, 4 persona
celular i sekuestruar

TIRANË- Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë 4 persona në kuadër të operacionit policor të koduar “Bad spin 3”.

Të arrestuarit u kapën duke zhvilluar aktivitetin e paligjshëm të basteve sportive online në zonë të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas njoftimit të policisë, në pranga kanë rënë:  E. A., 43-vjeç, E. T., 34-vjeç, K. B., 47-vjeç, dhe Xh. Ç., 19-vjeç, të gjithë banues në Tiranë. 

Aparate celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

"Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacioni policor i koduar “Bad spin 3”.

Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:

E. A., 43 vjeç, E. T., 34 vjeç, K. B., 47 vjeç, dhe Xh. Ç., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

Aparate celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan prokurorisë.", njoftoi policia.

tirane baste sportive 4 te arrestuar

Sondazh

Poll