25 Nëntor 2024, 22:39
Nga r.ll
saimir kodra, pajtime fetahu
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion në Elbasan pas zbërthimit të disa bisedave në SKY ECC. Aksioni në Elbasan është zhvilluar për kapjen e Suel Çelës dhe goditjen e grupit të tij kriminal. Në kuadër të operacionit janë lëshuar 18 udhërarreste në burg, një urdhërarrest në shtëpi dhe dy masa sigurie. Deri më tani janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre.
Ndër personat për të cilët është ekzekutuar masa“arrest në burg” është edhe ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu, e cila gjatë ushtrimit të detyrës akuzohet se i shërbente krimit. Fetahu ndodhet në arrest shtëpie për përfshirje në dosjen e grupit të Çopajve po në Elbasan. Ndërkohë referuar dosjes, kjo ish-gjyqtare ka porositur anëtarët e bandës së Çopjave në Elbasan për të eleminuar gazetarin Saimir Kodra. Ky i fundit e ka denoncuar shpesh në emisionin e tij investigativ çështjet korruptive të kësaj gjyqtareje. Krimi nuk është realizuar sepse grupi kriminal nuk e kanë gjetur dot Saimir Kodrën, por Endri dhe Klejdi Çopja nuk janë ndaluar me kaq pasi i kanë djegur banesën e prindërve të tij.
“… i bën me dije gjyqtarja Pajtime Fetahu se ka dashur ta dëmtojë Saimir Kodrën, drejtues i emisionit investigativ “Stop”. Por në pamundësi për ta gjetur atëherë miqtë e tij, …. dhe …., të cilët dyshohet se janë ….. dhe …., kanë djegur banesën e prindërve të tij (Saimir Kodrës).
Nga biseda dyshohet se gjyqtarja Pajtime Fetah ka një shqetësim në lidhje me drejtuesin e emisionit “Stop” për të cilin personi me të cilin kjo flet thotë se do të hakmerret ndaj tij dhe shprehet se për atë që i ka bërë asaj do ta paguajë 10-fish.
Në fakt unë doja ta dëmtoja direkt Saimirin. Ishte e pamundur, ruhej shumë. Flinte te “Plaza” vetë qeni, por do ta kap. Atë që të ka ba ty ai do ta paguajë 10-fish. Do më falësh që nuk jam marrë shumë me të, se e di jemi të ngarkuar. Ta kalojmë këtë valë, nuk të falet, do ta paguajë për atë që të ka bërë ty. Me atë jam marrë personalisht” – ishte mesazhi që kishte marrë gjyqtarja.

pajtime fetahu saimir kodra grupi copja
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 22:26
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Bujar alias Marsel Shega është një nga personat për të cilët është ekzekutuar masa e s...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 22:02
N.F
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka kërkuar nga SPAK të bëjë transparencë për dyshimet ndaj kolegë...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 21:50
r.ll
artan hoxha, elton qyno
TIRANË- Pak më herët u publikua një reagimin i gazetarit Artan Hoxha lidhur me masën e sigurisë "dety...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 21:23
r.ll
klodiana lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për operacionin më të fundit të SPAK ku janë...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 21:13
N.F
Artan Hoxha dhe Klodian Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga operacion i SPAK ndaj një grupi kriminal të shtri...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 21:13
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për herë të parë, pasi Prokuroria e Posaçme i caktoi masën e sigur...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 21:09
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Banorët e lagjes “28 Nëntori” në Vlorë kanë 2 vite që nuk gjejnë paqe në ba...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 21:02
r.ll
cameron twiss
TIRANË- Mëngjesin e 13 Tetorit, u nis nga bujtina në Valbonë për të shkuar në Theth, por nuk mbërriti...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 20:51
N.F
TIRANË- Në Shqipëri nisën sot 16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, të cilat këtë vit zh...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 19:25
r.ll
foto ilustruese
MALIQ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maliq, ku pas përmbysjes së një mjeti buj...