25 Nëntor 2024, 22:56
Nga N.F
Foto ilustruese
ELBASAN- Janë publikuar emrat e 21 personave të cilët janë lëshuar masa sigurie nga operacioni i SPAK i zhvilluar në Elbasan. Mes tyre janë gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, zyrtari i lartë i policisë, Dedan Gjoni, avokatja që mbronte grupin e Suel Çelës dhe 2 gazetarët Artan Hoxha dhe Elton Qyno. Arrest me burg është lëshuar edhe për Suel Çelën, i cili rezulton në kërkim prej majit 2022 në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.
Masa arrest me burg është lëshuar edhe për Mario Çelën, vëllanë e Suel Çelës. Në pranga, në Milano ka rënë edhe biznesmeni Marsel alias Bujar Shega, administrator i dy kompanive Viola Green dhe Wonder Green, i cili ka lidhje me Suel Çelën.
Arrest me burg
Marjus Lulaj (alias Suel Çela)
Mario Çela
Xhino Roka
Klaus Matishi (alias Klaus Çopja alias Kledjan Çopja)
Sergej Hasanpapaj
Bruno Hazizolli
Ledio Zabeli
Marsel Roka
Ado Xhika (alias Elkier Cerriku alias Ado Cerriku)
Preke Kodra
Fuad Verzivolli
Metin Mehjam
Renato Hasani
Skender Sufaj
Pajtime Fetau
Dedan Gjoni
Marsel Shega (alias Bujar Shega)
Hajdar Lala (alias Hajdar Xaka alias Hajdar Sefa)
Arrest shtëpie
Blerina Beqiri
Detyrim paraqitje
Elton Qyno
Artan Hoxha
Operacioni i SPAK
Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion në Elbasan pas zbërthimit të bisedave në SKY ECC. Aksioni në Elbasan është zhvilluar për kapjen e Suel Çelës dhe goditjen e grupit të tij kriminal. Në kuadër të operacionit janë lëshuar 18 udhërarreste në burg, një urdhërarrest në shtepi dhe dy masa sigurie. Deri më tani janë ekzekutuar vetëm disa prej tyre.
Konkretisht masa “arrest në burg” është ekzekutuar për ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu (gjatë ushtrimit të detyrës i shërbente krimit, ndodhet në arrest shtëpie për përfshirje në dosjen e grupit të Çopajve po në Elbasan), ish-kreun e gjyqtarëve në Elbasan Zihni Shahu, ish-shefin e krimeve në Tiranë, Dedan Gjonin (aktualisht në burg për dosjen “Metamorfoza 2”) dhe biznesmenin Marsel alias Bujar Shega (dyshohet se pastronte paratë e grupeve kriminale përmes kompanive të tij).
Masa e sigurisë “detyrim paraqitje” është vendosur për dy gazetarët Artan Hoxha (akuzohet si pjesëmarrës në organizatë kriminale) dhe Elton Qyno (akuzohet për korrupsion pasiv në sektorin privat). Masa e sigurisë “arrest në shtëpi” është caktuar për Blerina Beqirin, avokatja e anëtarëve të grupit të Suel Çelës.
Në kuadër të operacionit që po zhvillohet dhe në Tiranë janë kontrolluar një sërë banesash, kryesisht në qytetin e Elbasanit, ish-gjyqtarësh, përfshirë edhe ato të Zihni Shahut dhe Taulant Tafës, dhe 2 ish-prokurorëve. Të sipërpërmendurit dyshohet se kanë dhënë vendime korruptive duke favorizuar Suel Çelën dhe grupin e tij kriminal. Me urdhër të SPAK, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle të befasishme në ‘bazat’ e Suel Çelës. Operacioni u organizuar pas zbërthimit të bisedave në SkyECC, ku ka dyshime se emrat e gjyqtarëve përmenden në një bisedë për zbutjen e një mase sigurimi personal. Operacioni i SPAK për ekzekutimin e masave të sigurisë, i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim.
spak artan hoxha
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 22:39
r.ll
saimir kodra, pajtime fetahu
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion në Elbasan pas zbërthimit të disa...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 22:26
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Bujar alias Marsel Shega është një nga personat për të cilët është ekzekutuar masa e s...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 22:02
N.F
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka kërkuar nga SPAK të bëjë transparencë për dyshimet ndaj kolegë...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 21:50
r.ll
artan hoxha, elton qyno
TIRANË- Pak më herët u publikua një reagimin i gazetarit Artan Hoxha lidhur me masën e sigurisë "dety...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 21:23
r.ll
klodiana lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për operacionin më të fundit të SPAK ku janë...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 21:13
N.F
Artan Hoxha dhe Klodian Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga operacion i SPAK ndaj një grupi kriminal të shtri...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 21:13
r.ll
artan hoxha
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për herë të parë, pasi Prokuroria e Posaçme i caktoi masën e sigur...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 21:09
r.ll
foto ilustruese
VLORË- Banorët e lagjes “28 Nëntori” në Vlorë kanë 2 vite që nuk gjejnë paqe në ba...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 21:02
r.ll
cameron twiss
TIRANË- Mëngjesin e 13 Tetorit, u nis nga bujtina në Valbonë për të shkuar në Theth, por nuk mbërriti...
Aktualitet
25 Nëntor 2024, 20:51
N.F
TIRANË- Në Shqipëri nisën sot 16 Ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore, të cilat këtë vit zh...