Aktualitet

EMRI/ 38-vjeçari gjendet i pa jetë në hyrjen e një pallati në Shëngjin, pritet ekspertiza mjeko-ligjore

Bëhet fjalë për një 38-vjeçar, i cili është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

26 Nëntor 2024, 08:47 Nga ZH.LL
EMRI/ 38-vjeçari gjendet i pa jetë në hyrjen e një pallati
Foto ilustruese

SHËGJIN- Një person është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në hyrjen e një pallati në zonën e Kunes në Shëngjin.

Bëhet fjalë për një 38-vjeçar, të identifikuar si Ergys Lekaj, i cili është dërguar në morgun e spitalit të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe sipas informacioneve paraprake, bëhet e ditur se në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.

shengjin lezhe gjendet pa jete

Sondazh

Poll