Art&Argëtim

Polemikat për Festivalin e 58-të, Zhulali akuza RTSH-së: Shkriu me qëllim zyrën e kontrollit të cilësisë muzikore për s

26 Dhjetor 2019, 21:27 Nga DOSJA
Polemikat për Festivalin e 58-të, Zhulali akuza RTSH-së: Shkriu

TIRANË- Kompozitori Edmond Zhulali ka folur sërish sot në lidhje me polemikat e hapura për festivalin e 58-të në RTSH. I ftuar sot në RTV Ora, Zhulali tha se ajo çfarë ka ndodhur këtë vit në Fest ’58 është një import i muzikës, dhe kritikoi lejimin e konkurrimit të këngës së Arilena Arës që kishte kompozitor maqedonas.

Po ashtu kompozitori hodhi akuza për RTSH-në, duke shtuar se shkriu me qëllimin zyrën më të rëndësishme të kontrollit të cilësisë muzikore për të shkatërruar kompozitorët dhe muzikën shqiptare.

“Më parë mund të kesh pasur probleme për cilësinë e këngës dhe nivelit por asnjëherë nuk ka pasur gjëra të tilla që ka ndodhur në festival. Është një import që është bërë këtë vit në festivalin e Këngës. Asnjëherë nuk është bërë ftesa për kompozitorët dhe të shkelet në mënyrë të vazhdueshme deri në pranimin e këngëve të gjitha rregullat e pjesëmarrjes. Sot secili bën një këngë dhe RTSH ka hequr zyrën më të rëndësishme të kontrollit të cilësisë muzikore, e shkriu me qëllime për të arritur në këto ditë. Kjo është import që është bërë në Festival me qëllim, është shkatërrimi i kompozitorit, të muzikës shqiptare”, u shpreh Zhulali. 

Pak ditë më parë u finalizua Festivali i 58 i Këngës në RTSh, që fitua nga Arilena Ara me baladën “Shaj”, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Në këtë festival Arilena e mori kupën nga Jonida Maliqi, e cila ishte fituese e të njëjtit çmim, një vit më pare, ndërsa Elvana Gjata me këngën ritmike “Me tana”, zuri vendin e dytë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture edmond zhulali festivali i 58-të i rtsh polemikat e festivalit te rtsh edmond zhulali festivali i 58-të i rtsh polemikat e festivalit te rtsh

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Dhjetor 2019, 18:29

TIRANË– Gazetarja e sportit Sabina Mete ka treguar emrin e futbollistit më të famshëm, i cili i kishte shkruar në rrjetet sociale. E ftuar në emisionin “Ft...