25 Nëntor 2024, 20:00
Nga N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur para banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se nesër është dita e revoltës popullore dhe dita e zemërimit popullor mbarë shqiptar.
Më tej ai u shpreh se është dita në të cilën shqiptarët marrin në duart e tyre kryeqytetin e vendit. Berisha shtoi se protesta nesër është një akt madhor, është mosbindje civile me të cilën ata i thonë narkoshtetit se qeveria teknike është zgjidhja e vetme me zgjedhje të lira.
Fjala e Berishës:
Të dashur miq! Nesër është dita e revoltës popullore, dita e zemërimit popullor mbarë shqiptar, është dita në të cilën shqiptarët marrin në duart e tyre kryeqytetin e vendit, kryeqytetin e tyre, e nxjerrin nga kthetrat e bandave, kriminelëve, banditëve qeveritar. Është një ditë pra, e një rëndësie të jashtëzakonshme. Protesta nesër është një akt madhor, është mosbindje civile me të cilën ne i themi narkoshtetit se qeveria teknike është zgjidhja e vetme me zgjedhje të lira, përndryshe do shohësh zi e më keq.
Edi Rama thirri mendjes. Je shndërruar në të keqen më të madhe të këtij kombi, mosbindja civile është më e pakta që mund të ndërmerret ndaj teje. Të rinjve shqiptarë u ke nxirë të ardhmen, i ke përzënë nga vendi i tyre, i ke shpërndarë në rrugët e botës, se në asnjë nuk kanë shans rast të ndërtojnë ëndërrat në vendin ku lindën. Nuk kanë shans të ndërtojnë familje në vendin ku lindën.
Në asnjë rast nuk kanë shans të begatojnë, të bëjnë një jetë të denjë në Shqipëri, ndaj dhe nesër mbarë rinia shqiptare është në Tiranë me moton; o sot, o kurrë, është radha jonë.
berisha protesta rama
Politike
25 Nëntor 2024, 19:39
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij mbrëmjen e sotme, para qytetarëve të m...
Politike
25 Nëntor 2024, 19:07
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në mbledhjen e Shtabit Drejtues të PL në Tiranë është njoftuar mbajtja e një proteste ...
Politike
25 Nëntor 2024, 18:22
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar në Gjykatën Kushteutese përshpejtimin e gjykimit...
Politike
25 Nëntor 2024, 18:00
N.F
MarkEta Pekarova Adamova
TIRANË- Ditën e sotme në seancën e posaçme plenare në Kuvend ka mbajtur fjalën Kryetarja...
Politike
25 Nëntor 2024, 16:45
N.F
Osmani
KANADA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik t&...
Politike
25 Nëntor 2024, 16:37
r.ll
vangjush dako
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Prokuroria e Posa&...
Politike
25 Nëntor 2024, 16:17
r.ll
takimi i rames ne londer
BRITANI- Dega e Partisë Demokratike në Britaninë e Madhe ka reaguar lidhur me takimin e djeshëm të kryemi...
Politike
25 Nëntor 2024, 15:42
r.ll
kuvendi
TIRANË- Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të zhvillohet seanca e radhës parlamentare në Kuvendin e Shqipër...
Politike
25 Nëntor 2024, 13:40
ZH.LL
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Halifax. Me temën "E...
Politike
25 Nëntor 2024, 13:43
M.B
Vangjush Dako
TIRANA- Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, për t&eu...