25 Nëntor 2024, 18:00
Nga N.F
MarkEta Pekarova Adamova
TIRANË- Ditën e sotme në seancën e posaçme plenare në Kuvend ka mbajtur fjalën Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Çekisë, MarkEta Pekarova Adamova. Gjatë fjalës së saj Adamova se Shqipëria nuk është vetëm një vend mik e aleat, por një demokraci e gjallë, një ekonomi në rritje të shpejtë dhe një ofrues i rëndësishëm sigurie për Ballkanin Perëndimor.
Ajo shtoi se e njohin rëndësinë e mbajtjes së dialogut të rregullt dhe kjo është arsyeja pse vizitoi Shqipërinë. Adamova tha se së bashku me kryeparlamentaren, Elisa Spiropali, vlerësuan marrëdhënie çeko-shqiptare, duke u ndalur veçanërisht në bashkëpunimin ekonomik. Ajo shtoi se bashkëpunimi ekonomik nuk mund të ndahet nga integrimi në BE. Sipas saj një mjedis i qëndrueshëm ekonomik dhe politik, sundimi i ligjit dhe një sistem drejtësie që funksionon mirë janë të favorshme si për tregtinë dhe ashtu për investimet.
Adamova tha se Republika Çeke është një mbështetëse e vazhdueshme e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Ajo shtoi se besojnë se qasja e tyre ndaj anëtarësimit duhet të drejtohet nga gatishmëria dhe nuk ka rrugë të shkurtra në dispozicion. Adamova më tej përgëzoi Shqipërinë për vendosjen e një afati kohor ambicioz për veten për anëtarësim deri në vitin 2030. Sipas saj kjo vendosmëri duhet të tregohet nga të gjitha segmentet e peizazhi politik shqiptar, veçanërisht nga pala qeverisëse dhe opozita parlamentare.
Pjesë nga fjala e Adamovas në Kuvend:
Me kënaqësi të madhe mund ti drejtohem seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë me rastin e vizitës sime zyrtare. Një vizitë në vendin tuaj të bukur ka qenë qëllim që nga dita lur mora detyrën e Kryetares së Dhomës së Deputetëve në Republikës Ceke. Shqipëria nuk është vetëm një vend mik e aleat, por një demokraci e gjallë, një ekonomi në rritje të shpejtë dhe një ofrues i rëndësishëm sigurie për Ballkanin Perëndimor.
Ne e njohim rëndësinë e mbajtjes së dialogut të rregullt, kjo është arsyeja pse vizitova Shqipërinë. Së bashku me Spiralin, vlerësuam marrëdhënie ceko-shqiptare, duke u ndalur veçanërisht në bashkëpunimin tonë ekonomik. Lajmi i mirë është se sa i përket tregtisë kemi shumë për të qenë krenar.
Gjithashtu shkëmbimi ynë turistik po lulëzon. Mbi 100 mijë qytetarë cek vizitojnë Shqipërinë çdo ditë, ndërsa vendi juaj po vazhdon të lulëzojë në sektorin e turizmit. Megjithatë, keni ende hapësirë për përmirësim, veçanërisht në fushën e investimeve të ndërsjella. Shpresoj të shoh më shumë mundësi për investitorët cekë në Shqipëri. Sukseset e tyre në turizmin e shtetit dhe bashkive shqiptare mund të tërheqin interes të mëtejshëm.
Bashkëpunimi ekonomik nuk mund të ndahet nga integrimi në BE. Një mjedis i qëndrueshëm ekonomik dhe politik, sundimi i ligjit dhe një sistem drejtësie që funksionon mirë janë të favorshme si për tregtinë dhe ashtu për investimet.
Republika Çeke është një mbështetëse e vazhdueshme e Shqipërisë në procesin e integrimit në BE. Mbështetja jonë nuk është e pakushtëzuar. Në besojmë fuqimisht se qasja jonë ndaj anëtarësimit duhet të drejtohet nga gatishmëria dhe nuk ka rrugë të shkurtra në dispozicion.
Sigurimi i përshtatshmërisë së mjaftueshme për anëtarësim nuk është vetëm në interesin më të mirë të vende që janë në BE, por dhe të Shqipërisë. Ne e përgëzojmë Shqipërinë për vendosjen e një afati kohor ambicioz për veten dhe ne kemi besim, për anëtarësim deri në vitin 2030. Kjo vendosmëri duhet të tregohet nga të gjitha segmentet e peizazhi politik shqiptar, veçanërisht nga pala qeverisëse dhe opozita parlamentare. Respekti për pavarësinë politike, prokurorinë dhe gjyqësori dhe puna e tyre e paanshme, janë gjithashtu pjesë e gatishmërisë.
marketa pekarova adamova seance ne kuvend
Politike
25 Nëntor 2024, 16:45
N.F
Osmani
KANADA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik t&...
Politike
25 Nëntor 2024, 16:37
r.ll
vangjush dako
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Prokuroria e Posa&...
Politike
25 Nëntor 2024, 16:17
r.ll
takimi i rames ne londer
BRITANI- Dega e Partisë Demokratike në Britaninë e Madhe ka reaguar lidhur me takimin e djeshëm të kryemi...
Politike
25 Nëntor 2024, 15:42
r.ll
kuvendi
TIRANË- Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të zhvillohet seanca e radhës parlamentare në Kuvendin e Shqipër...
Politike
25 Nëntor 2024, 13:40
ZH.LL
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Halifax. Me temën "E...
Politike
25 Nëntor 2024, 13:43
M.B
Vangjush Dako
TIRANA- Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, për t&eu...
Politike
25 Nëntor 2024, 13:13
M.B
Ilirian Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisiomit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka deklaruar pas takimit me Presidentin Bajram Begaj se ka rekoma...
Politike
25 Nëntor 2024, 13:10
I.A
Gjykata e Strasburgut
STRASBURG- Gjykata e Strasburgut ka pranuar padinë e kryetarit të PD-së, Sali Berisha kundër vendimit të SPA...
Politike
25 Nëntor 2024, 13:03
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se PD nuk është për një lëvizje guerile kund...
Politike
25 Nëntor 2024, 12:59
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është shprehur se në Gjykatën Kushtetuese janë derdhur...