Politike

Takimi i Ramës në Londër/ Dega e PD në Britani: Prezantimi kaq mizerabël si kryeminister e kthen në çështje alarmante dorëheqjen e tij

Sipas PD, Rama nuk trajtoi asnjë çështje që preokupon shqiptarët e vendosur atje.

25 Nëntor 2024, 16:17 Nga r.ll
Takimi i Ramës në Londër/ Dega e PD në Britani: Prezantimi
takimi i rames ne londer

BRITANI- Dega e Partisë Demokratike në Britaninë e Madhe ka reaguar lidhur me takimin e djeshëm të kryeministrit Edi Rama me shqiptarët në Londër. Në deklaratë thuhet se prezantimi i tij në atë takim e kthen në çështje alarmante dorëheqjen e tij.

Sipas PD, Rama nuk trajtoi asnjë çështje që preokupon shqiptarët e vendosur atje, si për shembull marrëveshjet e ripranimit të nënshkruara symbyllur me palën angleze, trajtimi i të vdekurve shqiptare në burgje apo kampe azilantësh, mosfunksionimin e ambasadës, mungesën e një plani për rikthimin e trurit dhe të shkolluarve në Britani, problemet e transportit ajror, dhe sidomos legalizimin e mijëra shqiptarëve që keqqeverisja e tij i ka detyruar të vinë këtu.

DEKLARATA E PLOTË:

Kryesia e Partisë Demokratike - Dega Britani e Madhe, denoncon fuqishëm sjelljen e Edi Ramës në takimin e sotëm në Britani të Madhe. Arroganca, mungesa e argumentit dhe prezantimi kaq mizerabël si kryeminister e kthen në çështje alarmante dorëheqjen e tij.

Ai nuk trajtoi asnjë çështje që preokupon shqiptaret e vendosur këtu, si  marrëveshjet e ripranimit të nënshkruara symbyllur me palën angleze, trajtimi i të vdekurve shqiptare në burgje apo kampe azilantësh, mosfunksionimin e ambasadës, mungesën e një plani për rikthimin e trurit dhe të shkolluarve në Britani, problemet e transportit ajror, dhe sidomos legalizimin e mijëra shqiptarëve që keqqeverisja e tij i ka detyruar të vinë këtu.

Pame një njeri të degraduar pa vizion, pa mbështetje dhe të rrethuar nga qindra rrugaçë që dinë të flasin vetëm me gjuhën e rrugës, grushtit dhe shkopit, pame luks të madh kryebashkiakësh e drejtorësh rilindas që u dukej vetja “Kristoforë Kolombë” që zbuluan ishullin.

Ne që jetojmë këtu e dimë mirë që shqiptarët të braktisën dhe po ashtu e dimë se si ke arritur ti rekrutosh dhe ata në sallë. Mishi, birra dhe zafetet kanë kapluar lokalet e rilindasve  të këtushëm këto ditë, njësoj si ahengjet e batalioneve kriminale komuniste që zaptonin krahinat e lira shqiptare dikur motit, tek e fundit ju si majtisto-komunistë këtë pune dini të bëni më mirë.

Sot prezantove thjesht vetveten, si trajneri i një ekipi kriminelesh me funksion deputetë, ministra, zëvendëskryeministra, drejtorësh e kryebashkiakësh. Në këtë pikë, edhe ne si pari nuk kemi më çfarë, je mjeshtim më i madhi në këtë drejtim, krahas Enver Hoxhës e Mehmet Shehut.

Koha e rrahjes se protestuesve dhe mbylljes se gojës gradualisht po mbaron, të fortëve tuaj me siguri do i’u gjindet dermani, sepse koha ka dëshmuar se argumenti e mund forcën.

Takimi i Ramës në Londër/ Dega e PD në Britani: Prezantimi

dega e pd ne londer

Sondazh

Poll