25 Nëntor 2024, 19:39
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalimin e tij mbrëmjen e sotme, para qytetarëve të mbledhur poshtë banesës. Berisha ka përshëndetur protestën e mbajtur pasditen e sotme para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e Martin Canit.
Kryedemokrati akuzoi qeverinë se po përpiqet të mbulojë krimin e rëndë me aplikacionet e Tik Tok dhe Snapchat. Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e thirrur për 14-vjeçarin.
"Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më miqësore më të përzemërta, ju qëndrestareve dhe qëndrestarëve, pararendës të fitores së opozitës shqiptare. Ju guximtarëve të pamposhtur që mbroni kauzën e drejtë të çdo qytetari. Mirënjohjen e pakufishme ndaj oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë, që shpërndajnë, përhapin në të katër anët e vendit, të vërtetat që përpiqet me vellon e zezë të censurës, ti fshehë regjimi i Edi Ramës, me fjalën e tyre frymëzojnë shqiptarët. Të dashur miq!
Unë dua ta nis edhe njëherë me një përshëndetje miqësore për ata qindra e qindra qytetarë nxënës, studentë, prindër që protesuan sot para Ministrisë së Arsimit për vrasjen makabre në duart e shkollës, në gjirin e shkollës, të engjëllit, yllit 14-vjeçar të asaj shkolle, të familjes, të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, Martin Cani.
Krimin e shëmtuar ndaj të cilit, propaganda e shpifur qeveritare përpiqet ta mbulojë me Tik Tokun, me Snapchatin, përpiqet të laj duart, paçka se përgjegjësia është direkt e shkollës, e ministrisë e mbi të gjitha e atyre të cilët e kanë shndërruar Shqipërinë në protektorat të krimit. Atyre që qeverisin këtë vend së bashku me krimin, si një sipërmarrje kriminale, në të cilën krimi godet në çdo vend, në çdo zyrë, në çdo shkollë, në rrrugë, në çdo shesh dhe kudo.
Ata kanë thirrur një protestë tjetër të mërkurën. Ftoj mbarë shqiptarët tu bashkohen atyre. Ai që nuk proteston për Martin Canin, nuk proteston as për fëmijën e tij, prandaj është një rast për të treguar veten qytetar, është një rast për të treguar veten nënë, baba, prind, vëlla, motër, për të ju përgjigjur thirrjes së shpirtit të 14-vjeçarit që shkoi në shkollë dhe i morën jetën me çantën e librave në shpinë.", tha Berisha.
sali berisha proteste per vrasjen e martin canit
Politike
25 Nëntor 2024, 19:07
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Në mbledhjen e Shtabit Drejtues të PL në Tiranë është njoftuar mbajtja e një proteste ...
Politike
25 Nëntor 2024, 18:22
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar në Gjykatën Kushteutese përshpejtimin e gjykimit...
Politike
25 Nëntor 2024, 18:00
N.F
MarkEta Pekarova Adamova
TIRANË- Ditën e sotme në seancën e posaçme plenare në Kuvend ka mbajtur fjalën Kryetarja...
Politike
25 Nëntor 2024, 16:45
N.F
Osmani
KANADA- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën e saj para studentëve dhe stafit akademik të fakultetit juridik t&...
Politike
25 Nëntor 2024, 16:37
r.ll
vangjush dako
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2.8 vite burg, ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dakon. Prokuroria e Posa&...
Politike
25 Nëntor 2024, 16:17
r.ll
takimi i rames ne londer
BRITANI- Dega e Partisë Demokratike në Britaninë e Madhe ka reaguar lidhur me takimin e djeshëm të kryemi...
Politike
25 Nëntor 2024, 15:42
r.ll
kuvendi
TIRANË- Ditën e sotme në orën 17:00 pritet të zhvillohet seanca e radhës parlamentare në Kuvendin e Shqipër...
Politike
25 Nëntor 2024, 13:40
ZH.LL
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mori pjesë në Forumin Ndërkombëtar në Halifax. Me temën "E...
Politike
25 Nëntor 2024, 13:43
M.B
Vangjush Dako
TIRANA- Në GJKKO po zhvillohet seanca e radhës ndaj ish-kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, për t&eu...
Politike
25 Nëntor 2024, 13:13
M.B
Ilirian Celibashi
TIRANA- Kreu i Komisiomit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ka deklaruar pas takimit me Presidentin Bajram Begaj se ka rekoma...