Aktualitet

FOTO/ Atentati i mori jetën djalit të ish-gjyqtarit, dalin pamjet e automjetit, shenjat e plumbave mbi mjet

Automjeti është transportuar në komisariat, ku i është nënshtruar kontrolleve të imtësishme nga grupi hetimor. 

25 Nëntor 2024, 14:28 Nga M.B
FOTO/ Atentati i mori jetën djalit të ish-gjyqtarit, dalin pamjet e
Automjeti

TIRANA- Kanë dalë pamjet nga automjeti ku ndodhej Klaudio Prendi në momentin kur ndodhi atentati që i mori jetën. Konkretisht, në fotot e publikuara në media duket gjashtë shenjat e plumbave. Gjithashtu në imazhe duket makina e vendosur në karroatrec. Automjeti është transportuar në komisariat, ku i është nënshtruar kontrolleve të imtësishme nga grupi hetimor. 

Klaudio Prendi, 28-vjeç u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të 19 nëntorit. Ai u vra teksa po hipte mjetin e tij kur po largohej nga një lokal në zonën e "Xhamllikut". Sipas raportimeve viktima ka qenë i shoqëruar nga miqtë e tij në lokal. Në momentin kur ka dalë nga lokali për të hipur në makinën e tij ai ka qenë i vetëm dhe autorët e kanë shfrytëzuar rastin për të qëlluar drejt tij. Ata i janë afruar paralel me makinën e tyre tip "Audi" dhe kanë hapur zjarr ndaj tij.

Më tej bëhet me dije se drejt tij është qëlluar me 5 plumba ndërsa arma ka qenë me silenciator. Policia dyshon se në atentat morën pjesë tre persona, një prej tyre ka pasur rolin e shoferit, ndërsa dy të tjerët luanin rolin e qitësit. Një orë pas vrasjes në zonën e Farkës është gjetur një mjeti "Audi A4". Gjithashtu mësohet se policia ka shoqëruar disa persona që janë marrë në pyetje në lidhje më këtë ngjarje.

klaudio prendi

Sondazh

Poll