Aktualitet

U kap me mbi 16 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Nga kërkimet u gjetën 15 pako kokainë, me një peshë totale mbi 16 kilogramë.

25 Nëntor 2024, 10:08 Nga E. D
U kap me mbi 16 kg kokainë, arrestohet shqiptari në Itali
foto ilustruese

ITALI- Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pasi u kap me 16 kilogram kokainë. Po ashtu gjatë kontrollit të makinës u konstatua një anomali teknike, mungesa e pajisjes mbrojtëse të ndarjes së airbag-ut të përparmë, mjet që përdoret zakonisht si vendstrehim për lëndët narkotike.

Ky detaj i shtyu oficerët të vazhdonin me një kërkim më të thelluar në shtëpinë e të dyshuarit, gjithashtu në Castiglione del Lago. Nga kërkimet u gjetën 15 pako kokainë, me një peshë totale mbi 16 kilogramë.

Droga, sipas vlerësimeve të hetuesve, ka një vlerë tregu me shumicë prej rreth 500 mijë eurosh, e cila pasi të ishte përzierë dhe shpërndarë në treg, mund të sillte mbi 1.5 milionë euro. Shqiptar u arrestua menjëherë dhe u transferua në burgun e Perugia-Capanne.

policia italiane

Sondazh

Poll