Aktualitet

U kap në flagrancë me 7 doza hashash/ Arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Itali, shpërndante drogë në shkolla, në banesë iu gjet "mall" i fshehur në karamele

Më pas është zhvilluar edhe një kontrolli i mëtejshëm në shtëpinë e tij në Pioltello ku u sekuestruan 42 gramë hashash të ndarë në 18 doza, 42 gramë kokainë, një peshore, 300 euro dhe material paketimi.

24 Nëntor 2024, 21:27 Nga N.F
U kap në flagrancë me 7 doza hashash/ Arrestohet 20-vjeçari
Droga

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga së fundmi një 20-vjeçar shqiptar. I riu u arrestua në Milano dhe akuzohet se merrej me shpërndarje të lëndëve narkotike pranë shkollave, në “Via Don Calabria”. Më tej bëhet me dije se gjatë kontrollit, efektivët e policia i gjetën të riut 7 doza hashash përktësisht 16 gramë dhe 200 euro. 

Më pas është zhvilluar edhe një kontrolli i mëtejshëm në shtëpinë e tij në Pioltello ku u sekuestruan 42 gramë hashash të ndarë në 18 doza, 42 gramë kokainë, një peshore, 300 euro dhe material paketimi. Disa doza ishin të fshehura në mbështjellës dhe karamele përkatësisht 7,7 gramë hashash në 18 mbështjellës dhe 12,28 gram në 27 doza. Gjithashtu, në një qese u gjetën 6 doza kokainë me 3 gramë dhe 19 gramë të tjera ende të papaketuara. I riu shqiptar është në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.

arrestohet shqiptari ne itali droge

Sondazh

Poll