Aktualitet

Aksident në hyrje të Lezhës/ Përplasen dy makina, 3 të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete. Më tej bëhet me dije se nga përplasja janë plagosur 3 persona.

24 Nëntor 2024, 21:47 Nga N.F
Aksident në hyrje të Lezhës/ Përplasen dy makina, 3 të
Foto ilustruese

LEZHË- Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Lezhës. Mësohet se në aksident janë përfshirë dy automjete. Më tej bëhet me dije se nga përplasja janë plagosur 3 persona.


Dy prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim mjekësor. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

 

aksident ne lezhe

Sondazh

Poll